• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

BE mbështet lirinë e mediave në Shqipëri/ Soreca: Lajmet e rreme e gërryejnë besimin e publikut

by Java News
09/09/2019 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca theksoi sot mbështetjen e fortë të Bashkimit Europian për lirinë e medieve dhe gazetarinë investigative në Shqipëri. Në një ceremoni të organizuar në ambientet e Shtëpisë së Europës në Tiranë, u ndanë sot çmimet e Bashkimit Europian për Gazetarinë Investigative.

I pranishëm në këtë ceremoni, Soreca tha se “në Ballkanin Perëndimor dhe më konkretisht në Shqipëri, BE-ja e konsideron lirinë e shprehjes dhe lirinë e medieve si pikë referimi për demokracinë, qeverisjen e mirë dhe përgjegjshmërinë politike”.

Aspirimi për t’u bërë një shtet anëtar i Bashkimit Europian, sipas tj, “nënkupton që këto dy shtylla kryesore janë të vendosura mirë dhe respektohen”.

Ambasadori Soreca e cilësoi rolin e gazetarëve investigues, si thelbësor dhe kontributin e tyre për një shoqëri të lirë, por të përgjegjshme, si të paçmueshme.

“Gjatë dekadës së kaluar, indekset e lirisë së medieve tregojnë se fjala e lirë ka rënë në nivel global dhe mbështetja për të po dobësohet edhe në demokracitë e pjekura. Shfaqja e lajmeve të rreme dhe dezinformimit e minon qartazi gazetarinë cilësore. Sot, vetëm dy ditë përpara Ditëve të Medias BE-Ballkani Perëndimor në Podgoricë, është gjithashtu një rast për të reflektuar në lidhje me sfidat dhe kërcënimet ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave”, tha Soreca.

Sipas tij, “nga njëra anë, në një shkallë globale, ka manipulim në rritje të hapësirës së informacionit përmes lajmeve të rreme dhe dezinformimit, dhe nga ana tjetër, veçanërisht në Shqipëri, kushtet e punës së gazetarëve në kontekstin e një pronësie shumë të përqendruar të medies janë të tilla që çojnë pa dyshim në vetëcensurim”.

Ndaj, Soreca tha se “BE-ja tashmë po forcon kapacitetet e organizatave të medieve shqiptare për promovimin e etikës dhe standardeve profesionale”.

“Ne po mbështesim gjithashtu transmetuesin publik shqiptar dhe shkollën e gazetarisë për të përgatitur gjeneratën e re të reporterëve shqiptarë. Me qëllim përkrahjen e gazetarisë investigative të pavarur, ne jemi gati të fillojmë një program të ri që ofron mundësinë e rritjes së kulturës së raportimit të pavarur dhe të bazuar në fakte në Shqipëri”, tha ai.

Lajmet e rreme dhe dezinformimi, sipas ambasadorit Soreca, “gërryejnë besimin e publikut në gazetari dhe në institucionet publike, gjë që nga ana tjetër pengon që e gjithë shoqëria të ecë përpara”.

“Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të kuptohet se si të adresohet dezinformimi duke respektuar parimin e lirisë së shprehjes. Kjo më çon në pikën tjetër të rëndësishme: siç e dini shumë mirë, në Shqipëri ka nisma të vazhdueshme ligjore të qeverisë për të ndryshuar legjislacionin e shërbimeve mediatike. Komisioni Europian fillimisht kishte kërkuar që këto iniciativa të përafroheshin plotësisht me Shërbimet e Medieve Audio-Vizive të BE-së dhe direktivat e E-Tregtisë. Edhe pse shqetësimet kryesore të mëparshme në lidhje me acquis e BE-së duket se janë adresuar, pajtueshmëria e plotë e draft amendamenteve me standardet e lirisë së shprehjes duhet ende të sigurohet”, shtoi ai.

Soreca tha se “Komisioni Europian ndan shqetësimet e organizatave të tjera ndërkombëtare, që lidhen me mungesën e sigurisë juridike dhe zgjerimin e fushës së kompetencës së Autoritetit të Medieve Audiovizive për të përfshirë rregullimin në internet të medieve, pasi kjo mund të çojë në efekt negativ mbi lirinë e shprehjes”.

“Kur bëhet fjalë për trajtimin e dezinformimit, ndërsa ndajmë shqetësimet e autoriteteve shqiptare në lidhje me dezinformimin, Komisioni rekomandon qasje që janë më pak të ashpra, bazuar në një qasje të vetërregullimit. Kjo është qasja që Komisioni Europian propozon në Komunikimin e tij mbi ‘trajtimin e dezinformimit në internet’. Ne mendojmë se standardet evropiane dhe ndërkombëtare në fushën e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medieve janë thelbësore për zhvillimin e medieve të forta dhe pluraliste, dhe duhet të merren parasysh plotësisht nga autoritetet shqiptare”, shtoi Soreca.

Ai inkurajoi autoritetet shqiptare që të ndjekin procesin e konsultimit me komunitetin e medieve për draft amendamentet, duke marrë parasysh ekspertizën e aktorëve ndërkombëtarë, duke siguruar kështu një ndikim pozitiv në të ardhmen të paketës legjislative mbi lirinë e shprehjes në Shqipëri.

Next Post
Zhvillimi rural/ Edi Rama: “Po përfundon në Divjakë, një superserrë e teknologjisë së fundit”

Zhvillimi rural/ Edi Rama: “Po përfundon në Divjakë, një superserrë e teknologjisë së fundit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Presidenti Donald Trump planifikon të vizitojë Greqinë”, ambasadorja amerikane në Athinë jep detaje

Pse vendimi për tarifat është historik: Pushteti i Trump nuk është i pakufizuar

February 21, 2026
Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

February 21, 2026
Berisha viziton të lënduarit në spital, akuza policisë: Kriminelë me uniformë dhe të droguar…

Berisha viziton të lënduarit në spital, akuza policisë: Kriminelë me uniformë dhe të droguar…

February 21, 2026
Dëshmitar i 20 Shkurtit: ‘Enver Hoxhën’ nuk e rrëzoi PD-ja. Berisha lëvizte me FIAT-in e Sigurimit

Dëshmitar i 20 Shkurtit: ‘Enver Hoxhën’ nuk e rrëzoi PD-ja. Berisha lëvizte me FIAT-in e Sigurimit

February 21, 2026
Ambasadori amerikan: Izraeli ka të drejtë biblike mbi territoret e Lindjes së Mesme

Ambasadori amerikan: Izraeli ka të drejtë biblike mbi territoret e Lindjes së Mesme

February 21, 2026
Gjykata Supreme e SHBA-së e rrëzoi, Trump nënshkruan tarifa të reja prej 10%

Gjykata Supreme e SHBA-së e rrëzoi, Trump nënshkruan tarifa të reja prej 10%

February 21, 2026
Protesta e opozitës, 17 persona të arrestuar dhe 35 të tjerë nën hetim

Protesta e opozitës, 17 persona të arrestuar dhe 35 të tjerë nën hetim

February 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Dorështrëngimi

February 21, 2026
Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In