Mario Mariani, Shef i Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, zbulon detaje në një intervistë për News24. Ndërhyrja e BE është një mesazh, sipas tij, që kultura shqiptare është kulturë e Europës.
Projekti i BE vjen pas aludimeve se Teatri i Kukullave mund të shembej për shkak të rrënimit. Financimi bëhet pas tërmetit të nëntorit 2019 në kuadër të programit “EU for Culture”. Mario Mariani tha se puna nis me restaurimin e mozaikut të Muzeut Kombëtar.
“Pjesë e projektit Eu for Culture janë edhe kalaja e Lezhes, kalaja e Bashtoves, Muzeu Etnografik ne Krujë e Kavajë, në kishën e Rodonit dhe kishën e Rubikut, etj”.
Mes objekteve që restaurohen falë këtij fondi është kalaja e Lezhës dhe Teatri i Kukullave. Nëse për të parën ka pasur nje projekt bashkëpunimi me privatin dhe per teatrin e Kukullave është aluduar per shembje per shkak te gjendjes, Mariani, i pyetur nëse ndërhyrja është një mesazh i BE, tha se “po, është një mesazh i BE. Ne duam ta ndihmojmë Shqipërinë dhe trashëgiminë kulturore të saj. Kur Shqipëria të jetë pjesë e BE, kjo trashëgimi do të jetë trashëgimi kulturore e Bashkimit Europian. Ju përmendët përdorimin e këtyre siteve dhe më lejoni te them se ne kemi bashkëpunuar me bashkitë dhe institucionet vendase për përzgjedhjet e bëra dhe për si duan ata të jenë këto monumente pas ndërhyrjes restauruese”.
Mariani foli për kriteret mbi të cilat është bërë zgjedhja e monumenteve dhe po ashtu, ju përgjigj interesimit edhe per kriteret e restaurimit, për çka vendi ynë, ka pasur debate, duke qenë se ka pasur restaurime që per specialistët kanë zhbërë trashëgiminë.
“Kompanitë që do punojnë do jenë të licencuara dhe të kontrolluara. Puna e tyre do mbikëqyret në vazhdimësi”, tha ai. BW