Vendet e Bashkimit Evropian nuk presin nga Shqipëria dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor të strehojnë refugjatë, por të frenojnë emigrantët të cilët kanë si destinacion vendet e BE-së, shkruan “Koha Ditore”. Deklarata ka ardhur nga anëtari i Komitetit Ekonomik dhe Social në Bashkimin Evropian, Ionut Sibian, gjatë një vizite në shkollën e mesme “Atë Pjetër Meshkalla” në qytetin e Shkodrës.
“Askush nuk pret nga vendet e Ballkanit Perëndimor që të presë emigrantë nga vendet e Lindjes, pasi situata ekonomike dhe buxheti juaj nuk e lejon për të ndihmuar shumë njerëz. Por, BE-ja pret nga vendet e Ballkanit Perëndimor që të përpiqet që të ndalojnë këto rrugë për emigrantët dhe pritja më e madhe që kemi është nga Turqia, pasi kjo e fundit është burimi nga ku shpërndahen emigrantët nëpërmjet detit për në Greqi ose nëpërmjet tokës. Prandaj është një çështje shumë delikate”, ka theksuar Sibian.