• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE-ja nuk duhet t’i tradhtojë premtimet e saj ndaj Ballkanit Perëndimor

by Java News
22/06/2022 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse politika e zgjerimit e Bashkimit Evropian do të jetë në axhendën e samitit të Këshillit Evropian këtë javë, lufta në Ukrainë do ta vendosë pjesën më të madhe të vëmendjes tek aplikimi i Kievit për anëtarësim në union, së bashku me atë të Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

Por do të ishte me siguri një dështim tjetër i udhëheqjes, nëse BE-ja nuk do të ndërmarrë në të njëjtën kohë veprime urgjente në lidhje me Ballkanin Perëndimor, rrugëtimi i gjatë i të cilit drejt anëtarësimit në union ka nisur mbi 20 vjet më parë. BE-ja e ka lënë ndërkohë rajonin të endet mes shpresës dhe dëshpërimit, me shumë premtime të pa mbajtura, dhe ku më emergjentet kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kjo sjellje po shkakton një zhgënjim të madh për vendet e rajonit, duke i lënë ato më të rrezikuara ndaj aktorëve të jashtëm si Rusia, të cilët janë shumë të prirur të shkaktojnë probleme. Mjerisht, ka shenja se angazhimi i Bashkimit Evropian në marsin e vitit 2020 për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do mbetet sërish i papërmbushur.

Përveçse nëse ndodh një mrekulli në minutën e fundit, Bullgaria do të ruajë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, për arsye që nuk kanë fare lidhje me kriteret e përcaktuara për anëtarësim në BE. Edhe pse të dy vendet nënshkruan një Traktat të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit në vitin 2017, që themeloi një komision të përbashkët për çështjet historike dhe arsimore, ai ka pasur pak ndikim në nxitjen e besimit midis palëve.

Bullgaria, një vend anëtar i BE-së që nga viti 2007, këmbëngul që Maqedonia e Veriut të pranojë versionin bullgar të ngjarjeve gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, si dhe pretendimin e Sofies se gjuha maqedonase nuk ekzistonte para vitit 1944. Po ashtu, ajo kërkon që qeveria e Shkupit të ndryshojë kushtetutën e saj për të njohur ekzistencën e një pakice bullgare në Maqedoninë e Veriut.

Për këtë të fundit nuk ka asnjë reciprocitet, pavarësisht vendimeve të përsëritura të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, që i bëjnë thirrje Bullgarisë të njohë një pakicë maqedonase në Bullgari, e cila është shpërfillur nga qeveritë e njëpasnjëshme bullgare.

Sjellja e qeverisë bullgare me vendosjen e vetos për arsye thjesht të politikës së brendshme, bie ndesh me gjithçka që përfaqëson BE-ja, dhe e injoron shembullin e dhënë nga projekti evropian për kapërcimin e trashëgimisë së luftës, dhe krijimin e një procesi paqeje të bazuar në pajtimin dhe sundimin e ligjit.

Duke përfshirë konceptet e historisë dhe identitetit në procesin e anëtarësimit, Bullgaria po minon kriteret dhe parimet e kushtëzimit, mbi të cilat është bazuar anëtarësimi në BE që nga viti 1993. Ky shpërdorim i së drejtës së vetos nga një shtet anëtar i BE-së, zhduk edhe atë pak besim ndaj BE-së nga vendet e rajonit.

Nëse Bullgaria do të ketë sukses me qasjen e saj, ajo do t’i japë një goditje vdekjeprurëse axhendës së zgjerimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Pasi shembulli bullgar po përhapet tashmë në të gjithë rajonin. Kështu, në Kroaci disa po bëjnë thirrje për dëmshpërblime lufte dhe për zgjidhje të mosmarrëveshjeve të tjera pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

Dështimi i BE-së për t’i zgjidhur këto mosmarrëveshje dypalëshe të ashpra (të  tilla ka shumë në rajonin e Ballkanit Perëndimor), dhe lënia e palëve që t’i zgjidhin vetë  ato, do ta dobësojë më tej imazhin dhe ndikimin tashmë të dobësuar të BE-së në rajon, për të mos përmendur fuqinë e saj transformuese që u vërtetua me aq sukses në zgjerimin e mëparshëm të vitit 2004.

Sa më shumë që kjo fuqi transformuese do ta humbasë besueshmërinë e saj, dhe sa më e zgjatur në kohë pasiguria në lidhje me synimet e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, aq më e vështirë do të jetë ruajtja e motivimit për reformat shumë të nevojshme në rajon. Të metat ekzistuese, të bazuara tek kërcënimet separatiste, tensionet ndëretnike dhe retorika nacionaliste, korrupsioni në rritje dhe rrjetet e trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore, vetëm sa do të përkeqësohen, duke e shtuar pasigurinë.

Ajo që nevojitet është një qasje shumë më e fuqishme dhe e qëndrueshme nga BE-ja, duke përdorur të gjitha mjetet diplomatike që ajo ka në dispozicion. Por në rastin e Bullgarisë është pikërisht e kundërta. Siç u pa me procesin e paqes në Irlandën e Veriut, që çoi në Marrëveshjen e së Premtes së Mirë të vitit 1998, mënyra më e mirë për të ndërtuar besimin dhe pajtimin është bashkimi i palëve për të punuar për qëllimet e përbashkëta, nga të cilat përfitojnë të dyja komunitetet.

A janë liderët politikë në Bullgari të gatshëm të udhëheqin dhe të gatshëm të marrin parasysh rreziqe të tilla? Udhëheqja e Maqedonisë së Veriut ka dhënë tashmë një shembull duke rënë dakord për ndryshimin e emrit të vendit sipas Marrëveshjes së Prespës, të nënshkruar me Greqinë në vitin 2018, pavarësisht nga rreziqet e mëdha politike të përfshira dhe duke qenë pala më e dobët në mosmarrëveshje.

Ata që bëjnë thirrje për një kompromis të balancuar në mosmarrëveshjen bullgaro-maqedonase duhet të kujtojnë se nuk ka asgjë të barabartë në këtë mosmarrëveshje. Bullgaria po abuzon me anëtarësimin e saj në BE për të imponuar kushtet e veta ndaj palës më të dobët, duke mbajtur peng axhendën e zgjerimit të BE-së  në proces.

Dështimi për ta hequr veton bullgare do ta shndërrojë Ballkanin Perëndimor në “varrezën” e ambicieve dhe premtimeve të paplotësuara të BE-së. A është kjo ajo çfarë dëshiron BE-ja në një kohë kur pushtimi rus i Ukrainës e ka goditur rëndë rendin ndërkombëtar?/ ERVAN FUERE – Përkthyer nga CNA.al/m.j

Next Post

Gjysmë ore pro evropian!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In