Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen dhe Charles Michel Predent i Këshillit Europian kanë dënuar njohjen e dy republikave separatiste të Luhanskut dhe Donestkut në Ukrainë.
Abcnews raporton se ata kanë dënuar me termat më të ashpër të mundshëm vendimin e Putinit për të vijuar këtë sjellje.
“BE-ja do të reagojë me sanksione ndaj personave të përfshirë në këtë akt të paligjshëm. Bashkimi përsërit mbështetjen e tij të palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”, shprehen ata në një deklaratë të përbashkët.
/b.h