• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE-ja duhet ta ndryshojë logjikën e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës

by A R
26/06/2023 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Augustin Palokaj

Tensionimet e tashme të situatës në veri të Kosovës dhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë të bëjnë aq shumë me fatin e katër ndërtesave komunale. Kanë të bëjnë me testim të limitit se deri ku do të shkojnë palët në një kontest që është territorial. E rreth kësaj, për shkak të refuzimit të Serbisë që ta njohë Kosovën dhe insistimit se veriu i Kosovës nuk mund të jetë në asnjë mënyrë nën administrimin praktik të Qeverisë së Kosovës, është krijuar një paqartësi e qëllimshme, e cila për vite e ka mbajtur veriun e Kosovës në limbo. Kjo pjesë, që formalisht është pjesë e territorit të Kosovës, nuk ka qenë asnjëherë në tërësi e kontrolluar nga autoritetet e Kosovës. Edhe atëherë kur është thënë dhe është menduar se është sikur të gjitha pjesët e Kosovës nuk ka qenë. U dëshmua në disa muajt e fundit se ka qenë iluzion se ato që quheshin struktura paralele serbe në veri janë integruar tërësisht në sistemin e Kosovës. Sepse ato ishin gjithmonë të dirigjuara nga Serbia. Dhe ata që nuk e dëgjonin Beogradin ishin cak i kërcënimeve, frikësimeve dhe sulmeve. Këtë e kanë ditur edhe në Prishtinë, edhe në Bruksel e edhe në Uashington. Por nuk kanë bërë shumë që kjo të ndryshojë, duke shpresuar se përmes dialogut, formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, gjërat do të rregulloheshin dhe raportet do të normalizoheshin. Jo vetëm pjesëtarët e institucioneve lokale që vepronin në veri, por edhe përfaqësuesit politikë të zgjedhur atje ishim më shumë përfaqësues të Serbisë në institucionet e Kosovës sesa përfaqësues të serbëve që jetojnë atje.

Ky iluzion që krijoi edhe mitin e suksesit të dialogut mori fund kur serbët në mënyrë demonstrative, teatrale, lëshuan Policinë e Kosovës.

u dekoruan nga presidenti i Serbisë dhe nuk hezituan ta quajnë qeverinë në Beograd si qeveri të tyre e jo atë të shtetit ku vepronin, pra të Kosovës. Pastaj pasuan edhe tërheqjet nga strukturat e tjera si gjykatat, kuvendet komunale dhe kryetarët e komunave. Kjo zbrazëtirë institucionale u desh të mbushej disi dhe këtë e bënë autoritetet e Kosovës. Por sa me heshtje aq edhe me veprime u përgatit terreni për sulme ndaj këtyre institucioneve, sidomos ndaj Policisë së Kosovës. BE-ja heshti ndaj retorikës së imponuar nga Beogradi për “okupimin e veriut”, “forcat fashiste të Kurtit që okupojnë veriun“ dhe se “Policia e Kosovës nuk ka vend atje“. Me këto thirrje u legjitimuan sulmet ndaj tyre. Sepse nëse e konsideron një forcë okupatore, atëherë sulmet ndaj tyre marrin një lloj legjitimiteti dhe veprimi patriotik.

Krejt kjo situatë është një rikujtim se nuk ka mundësi të normalizohen raportet mes Kosovës dhe Serbisë pa u sqaruar qëndrimi i palëve rreth statusit të Kosovës. Sepse derisa serbët të mund të mbajnë iluzionin se Kosova nuk është shtet, e këtë e ushqen edhe BE-ja duke mbajtur të ashtuquajturin “qëndrim neutral ndaj statusit”, nuk mund të zgjidhen të gjitha çështjet praktike që do të rregullonin raportet dhe do të evitonin në tërësi tensionet.

Prej kur nisi dialogu u tha nga BE-ja se “ky dialog nuk është për status, por për normalizimin e raporteve”. Thuhej se “statusi është çështje e kryer dhe nuk ka kthim prapa”. Por pritej që gjithçka në dialog të shkonte drejt njohjes së ndërsjellë, që do të siguronte normalizimin e plotë të raporteve. Pa njohje, të gjithë diplomatët që e kuptojnë situatën thonë se nuk do të mund të thuhet se është arritur normalizimi gjithëpërfshirës i raporteve.

BE-ja nuk ka bërë shumë që të ndryshohet qasja ndaj statusit të Kosovës as nga Serbia e as nga BE-ja në kohën kur përfaqësues të lartë ishin Catherine Ashton dhe Federika Mogherini. Por me ardhjen e ish-ministrit të Jashtëm të Spanjës, Josep Borrell, në krye të diplomacisë së përbashkët të BE-së dhe emërimit të ish-ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, si i dërguar i posaçëm, logjika e mosnjohjes së Kosovës u forcua edhe më shumë. Ndoshta situata nuk do të ishte ndryshe sikur në vend të këtyre të dyve të ishin zyrtarë nga vendet që e kanë njohur Kosovën si shtet. Por mbetet pyetje legjitime kur zyrtarë të Kosovës përmendin faktin se fjalën kryesore në politikën e BE-së ndaj Kosovës e kanë dy diplomatë të vendeve që nuk e kanë njohur.

Në bazë të qasjes së BE-së ndaj Kosovës fitohet përshtypja sikur shumica e vendeve të BE-së nuk e kanë njohur Kosovën, e jo e kundërta. Pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet kanë bërë që BE-ja t’u përshtatet nevojave të tyre më shumë sesa të shumicës. Dhe kjo vazhdon të krijojë iluzione se Kosova edhe është, edhe nuk është shtet. Dy personat që sot kanë fjalën kryesore në politikën e BE-së ndaj Kosovës, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, kanë qenë ministra në qeveritë që kanë refuzuar njohjen e pavarësisë së Kosovës. Në BE thonë se “qëndrimet e tyre personale“ dhe ato “nga e kaluara” nuk kanë ndikim, sepse ata “zbatojnë politikën e BE-së”. Megjithatë, ekzistonte dhe një fakt tjetër e ai është se Borrell dhe Lajçak edhe krijojnë e jo vetëm zbatojnë politikën e BE-së ndaj Kosovës.

Pohimet se “pesë vendet e BE-së do të pranojnë gjithçka që pranon Beogradi”, që ka qenë edhe qëndrim i Moskës, vetëm sa e ka inkurajuar Beogradin që të mos shkojë drejt njohjes së Kosovës. Kjo ka bërë që Beogradi secilën herë të testojë limitet deri ku mund të shkojë, herë duke refuzuar marrëveshjet, herë duke refuzuar të nënshkruajë, herë duke refuzuar të zbatojë. Dhe gjithmonë kjo hasi në mirëkuptim në Bruksel, edhe pse fillimisht BE-ja kërkonte diçka tjetër. Kur donin “marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese“ në BE hiqnin dorë kur këtë e refuzonte Serbia. Kur Serbia refuzonte të nënshkruante, hiqnin dorë me arsyetimin se “Serbia nuk deshi të nënshkruajë sepse ka kufizime kushtetuese”. Ky mirëkuptim për qëndrimet e Serbisë buron nga logjika e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës. E kur dikush udhëhiqet nga kjo logjikë, atëherë edhe ka si pasojë mirëkuptimin për qëndrimet e Serbisë. Kështu në BE akoma nuk ka përgjigje kur bëhet pyetja se a duhet njohur pavarësia e Kosovës nga serbët si kusht për Asociacionin. Tash vetëm thonë se “Asociacioni duhet të themelohet pa kushte”. Dhe e kemi kuptuar këtë. Por kur përmendin “6 modele evropiane” si shembull nuk kanë përgjigje në pyetjen se a ka ndër to ndonjë shembull kur një komunitet etnik ka një asociacion apo status në një shtet të cilin nuk e njeh. Apo që një shtet të sigurojë asociacionin e bashkëkombësve të tyre në një hapësirë që nuk e konsideron shtet. Në BE vetëm thonë se “kur Beogradi ta pranojë marrëveshjen kjo pyetje bëhet irelevante”. Por gjermanët në Belgjikë e konsiderojnë Mbretërinë e Belgjikës e jo Gjermaninë si shtet të tyre. Nuk kërkojnë që të vijë ushtria gjermane që t’i mbrojë. As Austria nuk thotë se Tiroli Jugor është pjesë e Austrisë. Njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e serbëve të Kosovës së pari, pa i quajtur tradhtarë dhe pa i frikësuar, e nga Serbia pastaj është një domosdoshmëri për një zgjidhje afatgjatë. Derisa kjo të mos ndodhë, prapë do të vazhdojnë iluzionet se Kosova edhe është, edhe nuk është shtet. Kjo do të sjellë edhe iluzione të tjera që BE-ja mund t’i zbatojë pa probleme politikat e saj në rajon. Dhe, po ashtu, edhe iluzioni që Kosova mund të ecë në procesin e integrimeve evropiane. Derisa të ekzistojë logjika e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, vështirë se do të ketë zgjidhje të qëndrueshme. Dhe gjithmonë do të ekzistojë potenciali për tensionime.

Next Post
Lufta kundër sulmeve kibernetike, Policia kontrolle në kampin e MEK në Manzë

Misteret e kampit "Ashraf 3" në Manzë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kthesë në marrëdhëniet Kinë-Kanada, kryeministri Carney takohet sot me Xi Jinping

Kthesë në marrëdhëniet Kinë-Kanada, kryeministri Carney takohet sot me Xi Jinping

January 16, 2026
SHBA-të mund ta blejnë Groenlandën? S’është çudi. Tradita amerikane në blerjen e territoreve

SHBA-të mund ta blejnë Groenlandën? S’është çudi. Tradita amerikane në blerjen e territoreve

January 16, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Vendimi i Trump për vizat, Zogaj: Duket sikur hanë qyl, por shqiptarët drobiten me 3 punë në Amerikë

January 16, 2026
U zgjodh drejtuesi i SPAK, Dumani “i dorëzon çelësat”, Klodjan Braho merr detyrën në krye të Prokurorisë së Posaçme

Vendimi i GJK, gazetari: SPAK u merrte njerëzve telefonin në rrugë dhe nxirrte të dhënat në pazar, tani kufizohen

January 16, 2026
Hartat/ Çmimet e reja të referencës do të zbresin edhe në fshat; Barazohen me referencat e rretheve

Hartat/ Çmimet e reja të referencës do të zbresin edhe në fshat; Barazohen me referencat e rretheve

January 16, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS në Pallatin e Brigadave, zbardhet axhenda e plotë

January 16, 2026

Nga monarkistët te muxhahedinët, kush janë grupet opozitare që sfidojnë Ajatollahun në Iran?

January 16, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat në rritje

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat në rritje

January 16, 2026
Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja, plagosen edhe këmbësorë

Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja, plagosen edhe këmbësorë

January 16, 2026
“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In