• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

BE i përgjigjet Kurtit: Masat ndaj Kosovës do të jenë në fuqi, hiqen kur ta shohin të arsyeshme vendet anëtare

by Java News
02/05/2024 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se për heqjen e masave ndëshkuese që blloku ka vendosur ndaj Kosovës, vendosin shtetet anëtare e jo Qeveria e Kosovës.

Stano tha se mbajtja e votimeve në komunat në veri të Kosovës më 21 prill, ishte një prej disa kushteve që BE-ja vendosi për heqjen e masave ndaj Kosovës.

Këto votime, ku qytetarët mund të zgjidhnin nëse dëshironin ose jo të largonin kryetarët shqiptarë të zgjedhur vitin e kaluar, dështuan për shkak të pjesëmarrjes së pamjaftueshme në votime.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më herët gjatë së enjtes tha se Qeveria që ai udhëheq ka përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen e masave kufizuese.

“Kur i kemi vendosur masat kemi thënë se ato janë të përkohshme dhe mund të hiqen. Por, për këtë vendin vendet anëtare të BE-së, e jo Qeveria e Kosovës. Masat nuk ishin vendosur vetëm për një arsye, por për disa. Diskutimet për këtë janë në vazhdim e sipër në BE dhe vendet anëtare do të vendosin se a do të hiqen masat dhe kur, a do të hiqen të gjitha apo pjesërisht”, tha Stano.

Sipas Stanos, vendimi për heqjen e mundshme të masave ndaj Kosovës kërkon një konsensus më të gjerë në gjithë BE-në.

“Ka masa që janë vendosur ndaj Kosovës për arsye specifike. Kur shtetet anëtare vendosin ta bëjnë këtë dhe arsyet nuk ekzistojnë më, ata do të vendosin të heqin masat përsëri, gradualisht ose tërësisht. Por, nuk lidhet vetëm me një incident apo një ngjarje”, tha ai.

Komisioni Evropian kishte vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës një vit më parë për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të shtetit. Masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës përfshinin: suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale.

Gjithashtu, u suspendua edhe programimi i fondeve për Kosovën, të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024 (Intrumentet e Para-Anëtarësimit).

Pas masave ndëshkuese, Kosova mbeti jashtë granteve që BE-ja miratoi në korrik të vitit të kaluar, në vlerë prej 2.1 miliardë eurosh. Në fund të prillit, disa burime diplomatike në BE i thanë Radios Evropa e Lirë se shumica e shteteve dërguese të bllokut janë në favor të heqjes të të gjitha masave ndaj Kosovës, ndërsa një numër më i vogël i shteteve do që heqja e tyre të bëhet në mënyrë graduale. Kundër heqjes së masave, sipas këtyre burimeve, nuk është shprehur asnjë vend anëtar i BE-së.

Next Post
Testohet ilaçi i ri që jep imunitet të menjëhershëm ndaj Covid

Ekspertët: Nuk ka vend për panik nga vaksina AstraZeneca. Efektet, në periudhë afatshkurtër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

March 13, 2026
Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

March 13, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Studioja ligjore amerikane: Ndjekje penale e padrejtë ndaj Erion Veliajt dhe shkelje sistematike e shtetit të së drejtës

March 13, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

March 13, 2026
Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

March 13, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

March 13, 2026
Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

March 13, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

March 13, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Avokati: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në se nuk duan Berishën

March 13, 2026
Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In