Qeveria e Serbisë ka ndërprerë heqjen e vizave për qytetarët e Iranit, transmeton Koha.net.
Këtë e ka bërë pas presioneve dhe kritikave të shumta nga Bashkimi Evropian. Vendimi për ndërprerje është marrë më 8 tetor.Irani është njëri nga disa vendet islamike që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Për këtë arsye këtij vendi, në gushtin vitit 2017 iu kishte hequr regjimi i vizave me Serbinë, përcjell gazeta “blic” e Beogradit.Qëkur ishin hequr vizat, shumë iranianë përmes Serbisë kishin ikur në vendet perëndimore.
Këshilli i Evropës para disa muajve kishte thënë se Serbia duhet ta respektojë politikën e vizave sipas asaj të Bashkimit Evropian, përgatiti Koha. (b.an)