• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

BE e shqetësuar, Brexit pa marrëveshje

by Java News
02/09/2019 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ngarkuari i BE për marrëveshjen e Brexit, Michel Barnier është i shqetësuar. Shanset e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian me marrëveshje nuk duken aspak të mira.

“Nuk jam optimist në çështjen, nëse një skenar „no-deal” mund të shmanget”, shkruan Michel Barnier në një artikull për gazetën britanike „Sunday Telegraph”. Në të njëjtën kohë, ai theksoi, se Backstop-i duhet të mbetet, për të garantuar integritetin e tregut të BE dhe në të njëjtën kohë të ketë një kufi të hapur mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut. Barnier theksoi, se me Backstop-in garantohet „maksimumi i fleksibilitetit”.

Por pikërisht Backstop-i është tema më e kontestuar në marrëveshjen e Brexit. Marrëveshja e negociuar mes BE dhe ish-kryeministres, Theresa May parashikon, që të mos rivendosen kontrolle në kufirin gati të pakontrolluar mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut. Po ashtu BE kërkon të pengojë rindezjen e konfliktit mes katolikëve dhe protestantëve në ishull, gjë që nuk përjashtohet në rast të një kufiri me kontrolle.

Boris Johnson kundër Backstop-it

Kreu i qeverisë britanike, Boris Johnson nga ana e tij e refuzon Backstop-in. Arsyetimi: Britania e Madhe mund të pengohet me këtë në përpjekjet e saj për të arritur marrëveshje të reja tregtie me shtetet e treta. Johnson ka deklaruar, se do të ketë Brexit me 31 tetor, në rast nevoje edhe pa marrëveshje daljeje nga BE. Pa marrë parasysh problematikën e Brexit, kryeministri i ri e detyron parlamentin në Londër të bëjë një pauzë pesëjavore. Vetëm në 14 tetor, dy javë e gjysmë para Brexit, Johnson do të prezantojë para parlamentarëve programin e tij. Kundërshtarët thonë, se me këtë ai do të pengojë iniciativat e opozitës kundër politikës së tij në parlament. Në çdo rast, parlamentarët britanikë kanë shumë pak kohë, që të pengojnë një dalje të Britanisë së Madhe pa marrëveshje.

Në fundjavë dhjetëra mijëra vetë dolën kundër vendimit të Boris Johnsonit në protesta. I inkurajuar nga protestat, kreu u opozitës, laburisti, Jeremy Corbyn u bëri thirrje të gjitha partive për rezistencë kundër Johnsonit. Duhet që të bashkohemi të gjithë, për të penguar një dalje të Britanisë së Madhe pa marrëveshje, ka thënë Corbyn. /l.m

Next Post
Në Kishën e Shën e Premtes në Balldren zbulohet një portret afresku i rrallë

Në Kishën e Shën e Premtes në Balldren zbulohet një portret afresku i rrallë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In