• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE e ‘prerë’ me Serbinë: Qëndrim të qartë ndaj Rusisë, ose nuk ka negociata!

by Java News
21/04/2022 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qëndrimi i Beogradit i përshkruar si asnjëanës mes Perëndimit e Rusisë, mund të mos zgjasë dhe shumë.

Komisioni Europian e bëri të qartë se Serbisë do t’i duhet të pozicionit kundrejt agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, në të kundërt, kjo mund të ndikojë në procesin e integrimit evropian të vendit.

Kreu i njësisë së Komisionit Europian për Malin e Zi dhe Serbinë, Michael Miller, vuri në dukje kushtet për përparimin e Serbisë në procesin e bisedimeve për anëtarësim, duke përfshirë sundimin e ligjit dhe dialogun me Kosovën, por gjithashtu theksoi se çështja e vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë, do të merret parasysh.

Ka pasur një evolucion shumë domethënës në kontekstin gjeopolitik dhe pozicioni i Serbisë ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë do të jetë një element thelbësor për t’u shqyrtuar. Serbia është e vetëdijshme për pritjet e BE-së lidhur me harmonizimin, përfshirë masat kufizuese kundër Rusisë.

Komentet e tij erdhën në mbledhjen e Komitetit të politikës së jashtme të Parlamentit Europian, ku u diskutua një projekt-rezolutë për Serbinë.Edhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian (PE), Vladimir Bilçik, tha se mosvendosja e sanksioneve do të kishte pasoja për Serbinë, ndaj shprehu shpresën se Beogradi zyrtar do të harmonizohet me vendimet e BE-së për Rusinë.

“Shtetet sovrane marrin vendime sovrane, por vendimet sovrane kanë gjithashtu pasoja për partneritetet ndërkombëtare, aleancat dhe integrimin evropian. Shpresoj se vendimet në Serbi, pas zgjedhjeve, do të reflektojnë aspiratat evropiane të Serbisë”, tha Bilçik. Ai paraqiti projekt-rezolutën për Serbinë para komitetit të politikës së jashtme të Parlamentit Evropian. Me këtë rezolutë, PE-ja do t’i kërkojë zyrtarisht Serbisë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë./m.j

Next Post
SHBA, 500 milionë dollarë të tjerë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Britania shton…!

SHBA, 500 milionë dollarë të tjerë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Britania shton...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ylli Manjani për “vendimin pa vendim” të Kushtetueses: Kur mungesa e seriozitetit prodhon kolaps institucional

Ylli Manjani për “vendimin pa vendim” të Kushtetueses: Kur mungesa e seriozitetit prodhon kolaps institucional

February 7, 2026
VËZHGIMI I TEMA-s: Kushtetuesja dhe Këshilli i Mandateve, dy procese të ndara që po ngatërrohen në rastin Balluku

VËZHGIMI I TEMA-s: Kushtetuesja dhe Këshilli i Mandateve, dy procese të ndara që po ngatërrohen në rastin Balluku

February 7, 2026
Si u rrëzua koloneli grek që spiunonte për Kinën dhe nxirrte sekretet e NATO-s?

Si u rrëzua koloneli grek që spiunonte për Kinën dhe nxirrte sekretet e NATO-s?

February 7, 2026
Detaje nga vdekja e 4-vjeçarit në Vlorë, dyshohet se i bëri reaksion mjalti

Detaje nga vdekja e 4-vjeçarit në Vlorë, dyshohet se i bëri reaksion mjalti

February 7, 2026
Uashington / Spiropali takim me dy drejtuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Tregtisë: Forcim i bashkëpunimit ekonomik për rritjen e investimeve amerikane

Uashington / Spiropali takim me dy drejtuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Tregtisë: Forcim i bashkëpunimit ekonomik për rritjen e investimeve amerikane

February 7, 2026
Rikuperim i ekosistemeve, Rama: Pyjeve tona i janë shtuar 360 mijë fidanë të rinj!

Rikuperim i ekosistemeve, Rama: Pyjeve tona i janë shtuar 360 mijë fidanë të rinj!

February 7, 2026
“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

Zelensky: SHBA kërkon që lufta me Rusinë të përfundojë deri në qershor

February 7, 2026
Bilanci i policisë për janarin,107 operacione dhe 498 të arrestuar

Bilanci i policisë për janarin,107 operacione dhe 498 të arrestuar

February 7, 2026
Ish prokurori shqiptaro-amerikan: Nëse arrestimet pa dënime vazhdojnë, besimi i publikut te SPAK rrezikohet seriozisht

Ish prokurori shqiptaro-amerikan: Nëse arrestimet pa dënime vazhdojnë, besimi i publikut te SPAK rrezikohet seriozisht

February 7, 2026
Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

Gjendet pas një muaji trupi i pajetë i Jurgen Karajit, vëllai: Dua të ketë një varr!

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In