• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE dhuron 100 mln euro për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor

by Os De
22/10/2025 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Evropian ka disbursuar (dhuruar) 100 milionë euro për Shqipërinë si shpërblim për përparimin që ka bërë në zbatimin e Reformave të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. 

Kjo shumë është dhënë pasi Shqipëria ka përmbushur 21 nga 41 reformat e planifikuara nga dhjetori 2024 deri në qershor 2025, pra rreth 51% e tyre dhe është vendi më i suksesshëm në rajon për këtë periudhë. 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi për këtë mbështetje, gjatë vizitës së saj në Tiranë javën e kaluar. 

Ajo theksoi se fondet tregojnë se Shqipëria ka ndërmarrë reforma të qëndrueshme në fusha si energjia, dixhitalizimi, konkurrueshmëria, zhvillimi i qëndrueshëm dhe integrimi ekonomik. 

Si do të shpërndahen fondet? 

46.2 milionë euro janë kredi të dhëna direkt në Thesarin e Shtetit për zbatimin e reformave. 

54.1 milionë euro (prej të cilave 28.5 milionë janë grante dhe 24.6 milionë kredi) do të përdoren për projekte infrastrukturore përmes kuadrit të investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor (WBIF). 

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, tha se Plani i Rritjes po jep rezultate konkrete dhe përmendi disa nga arritjet: sistemi bankar shqiptar ka pranuar standardet SEPA (që ulin kostot e transaksioneve) dhe vitin që vjen do të përfundojë instalimi i Wi-Fi falas në të gjitha bashkitë dhe do të hiqen tarifat e roaming-ut me BE-në. 

Koordinatorja Kombëtare për Planin e Reformave, Eridana Cano, theksoi se ky financim tregon se po përmirësohen planifikimi, transparenca dhe bashkëpunimi me Komisionin Evropian, hapa të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. 

Çfarë është Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor? 

Është një iniciativë e nisur në vitin 2023 nga Komisioni Evropian për të ndihmuar vendet e Ballkanit të afrohen më shpejt me BE-në, duke ofruar deri në 6 miliardë euro për rajonin (dhe deri në 1 miliard euro për Shqipërinë) për periudhën 2024–2027. 

Plani mbështet reforma në fusha si tranzicioni energjetik, dixhitalizimi, sundimi i ligjit, konkurrueshmëria dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor. 

Raportimi për reformat bëhet çdo 6 muaj. Shqipëria do të dorëzojë raportin e radhës në fillim të vitit 2026 dhe më pas Komisioni Evropian do të vlerësojë nëse ka arritur objektivat për të marrë financim të mëtejshëm në pranverën e ardhshme. 

 

Next Post
Sarandë, zjarr në Qafën e Butrintit/ Flakët e favorizuara nga era rrezikojnë Parkun Kombëtar

Bilanci nga zjarret në Gramsh/ Përfundon vlerësimi i dëmeve, fatura shkon në 310 mln euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In