Ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve në Maqedoni do të vulosin të premten vendimin rreth datës së zgjedhjeve. Pa dashur të paragjykojë përmbajtjen e raportit i cili do të vlerësojë gatishmërinë e vendit për të organizuar zgjedhje demokratike në prill, ambasadori i BE-së Aivo Orav tha se partitë politike do të vendosin nëse do ti ndjekin apo jo rekomandimet e faktorit ndërkombëtar, raporton Alsat Orav nuk zbardhi nëse komisioneri Han të premten do të zbresë në Shkup për të prezantuar raportin apo këtë do ta bëjnë ambasadorët Orav dh Bejli.