Gjatë mbledhjes së radhës së Këshillit të Investimeve të hënën, ku u diskutua mbi kuadrin ligjor për investimet, zëvendëspresidenti i BERZH Alain Pilloux theksoi se ky institucion do që të shikojë fakte se si realizohen punët dhe paralelisht do të mbështesë rritjen e sektorit privat në Shqipëri. Zëvendëspresidenti i BERZH-it deklaroi në Tiranë se nga ky fond do të përfitojnë edhe bizneset e vogla të turizmit.
“Ne po përgatisim me qeverinë dhe Bashkimin Europian një program inovativ, i cili do të kombinojë paratë e BERZH dhe BE-së. Do të jetë një program i madh, rreth 100 milionë euro, për të ndërtuar rrugët lokale dhe ujësjellësat në zonat turistike. Por, programi parashikon gjithashtu financime edhe për bizneset e vogla të turizmit, si dhe financon mbrojtjen dhe reastaurimin e trashëgimisë kulturore dhe asaj natyrore”, tha Alain Pilloux, zv.president i BERZH-it.
Programi do të jetë një financim i përzierë, ku gjysma e parave janë kredi të buta për qeverinë, ndërsa gjysma tjetër grante, pra parà falas.
ma.me