• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

BE aktivizon “klauzolën e mbrojtjes” për Francën

by A R
17/11/2015 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë, Bashkimi Europian angazhohet të zbatojë klauzolën e “mbrojtjes reciproke” të traktatit, me kërkesë të Francës, siç deklaroi një ditë më parë në Versaille Presidenti Hollande. Ky nen i traktatit të BE-së, është i ngjashëm me atë të NATO-s (neni 5) dhe, në përputhje me nenin 51 të Kombeve të Bashkuara, ai parashikon “ndihmë dhe asistencë me të gjitha mënyrat” ndaj një shteti anëtar, që është “objekt i një sulmi të armatosur në territorin e vet”.

Në mbledhjen e ministrave europianë të mbrojtjes mori pjesë dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, i cili deklaroi se pavarësisht se nuk është aktivizuar neni 5, aleatët po kontribuojnë “me sa munden” ndaj Francës.

“Sot, Bashkimi Europian, me zërin e të gjithë Ministrave të Mbrojtjes së shteteve anëtare të BE-se, unanimisht, shpreh mbështetjen e plotë më të fortë dhe gadishmërinë për të dhënë ndihmën dhe asistencën e kërkuar”, tha Federica Mogherini, përfaqësuese e lartë e BE-së.

“Ajo që më goditi është se çdo vend u shpreh se “do t’ju ofroj ndihmë” dhe mendoj se në fund të tryezës, ne do të kemi atë që do të koordinohet nga Përfaqësuesja e Lartë, për kontributin që do të ofrojë secili shtet, në një mënyrë ose tjetrën, në zbatim të nenit 42.7.  Ky nen kërkohet për herë të parë në historinë e këtij traktati dhe pati mbështetje unanime, çfarë përbën në vetvete një akt politik me rëndësi madhore”, u shpreh Jean-Yves Le Drian, Ministër i Mbrojtjes në Francë.

Ndryshe nga klauzola për solidaritetin reciprok, Komisioni Europian ka vetëm rol ndjekës në këtë rast, pasi kompetencat përqëndrohen te vendet anëtare të BE-së. /Top Channel

Next Post

FOTOLAJM/ Kur stadiumi Uembli në Londër bëhet "francez"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Europianët zgjedhin Shqipërinë për festat e dhjetorit/ Tur‑operatorët: Ndikojnë çmimet e ulëta dhe linjat direkte

Rritet me 8% numri i turistëve në fillim të vitit! Tur-operatorët shprehen optimistë për sezonin veror

March 4, 2026
Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

March 4, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Parada e çuditshme e qefllinjve të ajatullahëve të Tiranës

March 4, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

March 4, 2026
ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

March 4, 2026

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

March 4, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

March 4, 2026
I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

March 4, 2026
Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

March 4, 2026
Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In