• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

BE 30 mln euro për politikat sociale, Klosi: Pa mbështetje financiare, reformat do jenë të mangëta‏

by Ben Andoni
29/10/2015 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian do të mbështesë me 30 milionë euro politikat sektoriale të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe që kanë të bëjnë kryesisht me sektorin e punësimit dhe politikave sociale, të cilat adresojnë disa nga çështjet më komplekse që përballet Shqipëria e që kanë implikime të rëndësishme për zhvillimin, uljen e varfërisë dhe barazisë sociale.

Por lëvrimi i kësaj mbështetjeje financiare kërkon që sistemet e brendshme të planifikimit, buxhetimit dhe monitorimit të jenë të mirëkoordinuara. Ndaj, për këtë arsye është mbajtur sot mbledhja e parë e Grupit të Menaxhimit të Integruar të Politikave në sektorin e Politikave Sociale dhe Punësimit, ku i pranishëm veç disa prej partnerëve ndërkombëtarë të MMSR-së, ka qenë edhe ministri Blendi Klosi, i cili nga ana e tij siguroi donatorët për gatishmërinë e strukturave të kësaj ministrie për të realizuar atë për të cilën është biseduar dhe rënë dakord.

“Koordinimi i funksioneve strategjike dhe operacionale në GMIP-PSP do të sigurojë integrimin e funksioneve kyçe politike dhe administrative, të lidhura me zbatimin e prioriteteve të qeverisë dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kalimi i Bashkimit Europian në Mbështetje Buxhetore Sektoriale – përfshirë marrëveshjen e afërt mbi 30 milionë € për MMSR – kërkon që sistemet e brendshme të planifikimit, buxhetimit dhe monitorimit të jenë të mirëkoordinuara. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, pasi lëvrimi i mbështetjes buxhetore të BE-së, si dhe kreditë e Bankës Botërore, janë të lidhura me aftësinë tonë për të zbatuar atë çka kemi rënë dakord”, – tha ministri Klosi në fjalën e tij.

Ndaj për këtë qëllim, ai ka bërë të ditur se do të krijohet një Sekretariat Teknik i dedikuar në mbështetje të Grupit të Menaxhimit të Integruar të Politikave në sektorin e Politikave Sociale dhe Punësimit. Më tej në fjalën e tij, ministri vlerësoi si shumë të rëndësishme mbështetjen financiare të partnerëve ndërkombëtarë për ecurinë e të gjitha atyre projekteve dhe ideve, për të cilat është diskutuar në vijimësi gjatë gjithë këtyre muajve të fundit.

“Kjo mbështetje që vjen për vendin tonë, është një mbështetje që institucionet tona prej kohësh janë të gatshme ta mirëpresin. Kemi ndërtuar strategjinë, kemi ngritur politika, kemi folur në këto muaj kaq shumë për prioritetet e kësaj ministrie të cilat pa këtë mbështetje do ishin të mangëta. Ne e kemi fare të qartë atë që kërkojmë, por pa një mbështetje, reformimi i arsimit profesional do të ishte i pamundur.

Po e njëjta situatë në reformat e mëdha që ne kemi marrë sa i përket ndihmës ekonomike dhe pagesës së njerëzve me aftësi të kufizuara; në të dy këta sektorë, realisht kemi reforma shumë të qenësishme për të realizuar. Duam reforma të thella sa i përket gjithëpërfshirjes apo integrimit dhe riintegrimit të grupeve vulnerabël në Shqipëri, ndaj dhe nevojitet që projektet dhe strategjitë që kemi miratuar t’i kthejmë në programe pune e aktivitete të mirërealizuara. Po ashtu edhe sektorë të tjerë si reforma e pensioneve, e cila ka nevojë gjithashtu të rishikohet e gjitha në kuadër të vazhdimit të asaj që u bë dy vjet më përpara”, – tha Klosi.

Ndaj ai  ka kërkuar nga BE-ja që të nisë sa më shpejt lëvrimin e këtyre fondeve, në mënyrë që reformat dhe projektet për të cilat është folur më herët, të mund të nisin të zbatohen sa më parë. “Unë shpresoj shumë që mbështetja që ne presim nga përfaqësuesit e BE-së të vijë shpejt në sistemin tonë, pasi siç e kam thënë shpesh, sidomos në Arsimin Profesional, ne tashmë nuk mund të shkojmë në skemën e vjetër që kemi qenë, ku të kemi shumë shkolla, por pak kualifikim”, – u shpreh Klosi.

Next Post

Veliaj: Pas adoptimit që i bëmë çdo çerdheje në Tiranë, nisim me adoptimin e kopshteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

April 10, 2026
Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

April 10, 2026
Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

April 10, 2026

“U shkelën rëndë të drejtat themelore”, Veliaj i drejtohet sërish Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i 9 shkurtit

April 10, 2026
Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

April 10, 2026
A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In