• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

BDI paralajmëron “destabilitet”: Shfuqizimi i Balancuesit kërcënon të ardhmen!

by S T
10/10/2024 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Demokratik për Integrim reagoi ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e mekanizmit të njohur si “Balancuesi”.

Zëdhënësi i BDI-së në opozitë, Arbër Ademi, tha se një lëvizje e tillë “rrezikon” stabilitetin multietnik dhe harmoninë që Maqedonia e Veriut ka ndërtuar deri më tani.
“Ky vendim është një goditje e rëndë për Marrëveshjen e Ohrit, për Kushtetutën e vendit dhe për stabilitetin multietnik të vendit tonë, pasi institucionet kanë reflektuar realitetin tonë të përbashkët”, u shpreh Ademi.

“Balancuesi” ishte një mekanizëm që rregullonte përfaqësimin “e drejtë dhe të duhur” të komuniteteve në institucionet shtetërore në këtë vend. Vendimi i 9 tetorit i Kushtetuesës prek edhe punësimet në administratën publike. Ademi e përshkroi deklarimin e përkatësisë etnike si një “element të domosdoshëm” për të garantuar përfaqësim të drejtë të të gjitha komuniteteve në vend.

Ademi i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare “për ta mbrojtur të drejtat e garantuara me Kushtetutën dhe ligjin dhe për të siguruar që barazia dhe përfaqësimi të mbeten të paprekura”, duke paralajmëruar edhe protesta të mundshme nga BDI-ja dhe Fronti Europian.
Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, pjesë e koalicionit të partive politike shqiptare në Qeveri, doli me një pretendim befasues përmes një statusi në Facebook ku tha se BDI ka “urdhëruar gjykatësit” ta shfuqizojnë mekanizimin e “Balancuesit”, ndërsa premtoi se ky mekanizëm do të zëvendësohet me një ligj të ri “më të mirë”. Shfuqizimin e “Balancuesit” , kryeministri Hristian Mickoski e kishte deklaruar hapur dhe e kishte pjesë të programit zgjedhor të partisë së tij, VMRO DPMNE-së, në zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Next Post
BE ka shpenzuar gabimisht më shumë se 10 miliardë dollarë vitin e kaluar

BE ka shpenzuar gabimisht më shumë se 10 miliardë dollarë vitin e kaluar

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In