• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“BDI nuk është dëmtuar nga shpallja ‘non grata’ e Artan Grubit”

by A R
13/01/2025 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Maqedoninë e Veriut, një nga çështjet që vazhdon të shkaktojë debat është ajo e ligjit për përdorimin e gjuhëve, miratuar në vitin 2019. Në 11 dhjetor të vitit që lamë pas, Gjykata Kushtetuese shtyu vendimin mbi vlerësimin e kushtetueshmërisë së ligjit, për shkak të mungesës së dy gjykatësve shqiptarë, që e bojkotuan procesin. Kreu i gjykatës tha se seanca përgatitore mbi çështjen e ligjit do të mbahet në muajin mars.

Ligji mbi përdorimin e gjuhëve u dërgua në Gjykatës Kushtetuese, nga VMRO-DPMNE-ja, kur kjo e fundit ishte në opozitë, ndërsa kundër tij u bënë edhe 13 ankime të tjera, nga subjekte politike dhe ekspertë. Disa prej kundërshtivë lidhen me zgjerimin e përdorimit të gjuhës shqipe në proceset gjyqësore, në bankënota dhe uniforma policore. Çështja ka nxitur pakënaqësi të madhe tek shqiptarët, por dhe përplasje mes partive opozitare dhe atyre në pushtet.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, nënkryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim Bajram Rexhepi flet mbi pritshmëritë që ka kjo forcë politike mbi vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese.

Po kështu zoti Rexhepi, flet dhe mbi përcaktimin nga Departamenti amerikan i Shtetit të ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, përfaqësues i BDI-së, nën akuzat për korrupsion madhor. Ai thotë se përgjegjësitë janë individuale dhe se shpallja i padëshirueshëm i zotit Grubi, nuk e ka dëmtuar partinë.

Më 18 dhjetor autoritetet në Shkup njoftuan shpalljen në kërkim ndërkombëtar të zotin Grubi, nën dyshimet për mashtrim me Lotarinë Shtetërore së bashku me ish-drejtorin e saj, Përparim Bajrami.

Zoti Grubi dhe zoti Bajrami, janë arratisur nga vendi dhe vendndodhja e tyre nuk dihet.

Zoti Rexhepi shton se ish-zëvendëskryeministri duhet të kthehet në vend, e të përballet me drejtësinë, për të vërtetuar siç tha ai, atë që vetë zoti Grubi ka thënë, se është i pafajshëm.

Zëri i Amerikës: Zoti Rexhepi, çfarë nga Gjykata Kushtetuese; a prisni ndonjë vendim që mund të penalizonte gjuhën shqipe?

Bajram Rexhepi: Nuk besoj se Gjykata (Kushtetuese) edhe pse e ka shtyrë vendimin për në pranverë… dhe do të jetë përsëri një seancë përgatitore, nuk besoj se do të ketë guximin të marrë një vendim politik. Vendimi që pritej të merrej më 11 dhjetor dhe që u shty për në pranverë, nuk ka asnjë lidhje me pajtueshmërinë kushtetuese të këtij ligji. Absolutisht, është një vendim politik; ashtu ka qenë i parashtruar nga subjektet politike, njëra prej tyre, siç përmendët edhe ju, VMRO-DPMNE-ja. Ne kemi kërkuar disa herë që ato ta tërheqin këtë parashtresë tek Gjykata Kushtetuese, që nuk ka ndodhur deri më tani. Por, ajo që është më e rëndësishme të thuhet është se ky është një realitet i ri politik në Maqedoninë e Veriut. Nuk është problemi vetëm i këtij vendimi që duhet ta marrë Gjykata Kushtetuese, por është një plan afatgjatë i ashtuquajtur deshqiptarizimi i Maqedonisë së Veriut…

Zëri i Amerikës: Ku e mbështesni ju këtë konstatim?

Bajram Rexhepi: Unë shpresoj që Gjykata Kushtetuese do të jetë racionale dhe ta kuptojë rëndësinë dhe rrezikun e marrjes së një vendimi të tillë, pasi është e kuptueshme që është një çështje thelbësore për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe kjo mund të nxisë reagime të shumta, jo vetëm të subjekteve politike, por të gjithë spektrit politik në Maqedoninë e Veriut dhe mund të shkojë deri në përshkallëzime të pakontrollueshme lidhur me vendimet e ngjashme. Pasi, nuk është vetëm kjo. Ndodhin çdo ditë veprime të tilla të partive në pushtet, sidomos nga VMRO-DPMNE-ja, e cila edhe në programin zgjedhor dhe gjatë gjithë periudhës parazgjedhore promovonte atë që ajo e quante “ta kthejmë dinjitetin maqedonas, dinjitetin e humbur” në periudhën e kaluar.

Zëri i Amerikës: Megjithatë në vitin 2019, Komisioni i Venecias ka dhënë një opinion, gjithësesi jo i detyrueshëm ku thotë ndër të tjera se në disa fusha ligji mbi përdorimin e gjuhëve mund të shkojë shumë larg, duke u imponuar institucioneve publike detyrime juridike të parealizueshme, veçanërisht në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe në procedurat gjyqësore. Si mund të reflektohen këto shqetësime në ligj?

Bajram Rexhepi: Unë besoj që ky mendim ka qenë lidhur me zbatimin në disa fusha. Është shumë e qartë që ato kanë sugjerime që të përmirësohet zbatueshmëria e këtyre neneve shumë të rëndësishme të ligjit, sepse po i hoqët këto nene të ligjit, ai bëhet i pazbatueshëm në shumë fusha të tjera, sidomos në gjykata dhe prokurori. Po ta shihni të gjithë mendimin e Komisionit të Venecias, aty nuk thuhet se duhet të abrogohen, por përkundrazi, që të përmirësohen dhe ajo që duhej të ndodhë është që së pari të përmirësohen para se të abrogohen këto nene shumë të rëndësishme të ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Zëri i Amerikës: Zoti Rexhepi, së fundmi Departamenti amerikan i Shtetit përcaktoi për korrupsion madhor, ish-zëvendëskryeministër Artan Grubi dhe më herët kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko, të dy përfaqësues të BDI-së. A e kanë dëmtuar imazhin e forcës tuaj politike këto përcaktime?

Bajram Rexhepi: Nuk do të thoja është dëmtuar, pasi që të gjitha përgjegjësitë tona të çdo individi, çdo përfaqësuesi politik që kanë qenë nëpër institucione, para së gjithash janë individuale dhe nuk mund të ketë faj kolektiv. Sigurish që ne e kemi pranuar si të tillë vendimin e Departamentit amerikan të Shtetit dhe zoti Grubi menjëherë është larguar nga skena politike, nga organet drejtuese të partisë dhe tani absolutisht që ne flasim për të si një ish-përfaqësues i Bashkimit Demokratik për Integrim. Unë besoj se nuk do të reflektojë dhe nuk do të ketë një impakt të madh në zhvillimet politike brenda BDI-së, se besoni që BDI-ja është një institucion më vete, është struktura më e organizuar politike në Maqedonin e Veriut dhe sigurisht që ka pasur, ka dhe do të ketë probleme të tilla, por në bërthamën e BDI-së këto nuk do të ndikojnë.

Zëri i Amerikës: Si mendoni a duhet të dorëzohet zotit Grubi dhe a e dini ju ku ndodhet ai?

Bajram Rexhepi: Jo nuk e di (ku ndodhet) dhe unë mendoj që po (duhet të dozërohet). Ashtu siç edhe ai në rrjetet sociale ka publikuar se ndjehet i pafajshëm, mendoj se duhet të kthehet në shtet dhe të vërtetojë pafajësinë që e thekson në rrjetet sociale. Mendimi im edhe i BDI-së është se ai duhet të kthehet dhe të dëshmojë para organeve gjyqësore, por ajo që është më e rëndësishme të thuhet është se kjo luftë nuk guxon të jetë në përmasa të tilla që të bëhet një hakmarrje politike ndaj subjektit tonë politik, sepse përgjegjësia gjithsesi është individuale dhe nuk guxon që BDI të dëmtohet si pasojë e këtyre ndodhive të së kaluarës.

Zëri i Amerikës: Zoti Rexhepi, një nga çështjet që ka mbetur pezull, dhe qe po mban peng procesin e integrimit të Maqedonise së Veriut në BE, është dhe ajo ndryshimeve kushtetuese. Sa gjasa ka që ato të miratohen dhe kur mund te ishte sipas juaj periudha me optimale që kjo të ndodhte? Sipas disa njoftimeve, duket se nje mundësi është që këto ndryshime të behen pas zgjedhjeve lokale që mbahen në vjeshtë.

Bajram Rexhepi: Ajo duhet të ndodhë një ditë e më parë, sepse i gjithë procesi integrues në BE mbahet peng nga këto ndryshime, do të thoja shumë triviale që duhet të bëhen në kushtetutën e vendit tonë, pasi futja e bullgarëve në kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut përkundrazi bën ndarjen dhe specifikon se bullgarët janë një komb tjetër dhe kjo ka qenë një temë që shumë gjatë është folur në opinionin e Maqedonisë së Veriut. Unë mendoj që qeverisja aktuale nuk ka ndërmend t’i bëjë këto ndryshime, ashtu siç thatë edhe ju ndoshta pas zgjedhjeve lokale, pasi që në çdo hap ato bëjnë kalkulime të veçanta, mirëpo nëse kjo do të prolongohet dhe do të shkojë në një periudhë më të gjatë kohore, do të krijojë një cikël të rrezikshëm rreth zhvillimeve politike të Republikës së Maqedonsë së Veriut në të ardhmen, pasi vazhdimisht po prishen balancat etnike në vendin tonë. Dhe kjo mund të shkaktojë një rrezik shumë të madh për të ardhmen e vendit tonë.

Next Post
Borëpastrueset e Bashkisë së Tiranës hapin rrugët rurale, qarkullimi në qytet vijon normalisht

Borëpastrueset e Bashkisë së Tiranës hapin rrugët rurale, qarkullimi në qytet vijon normalisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi, domosdoshmëri për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së

“Sulme” të reja nga SHBA, përgjigjet Kallas: Europa ka nënvlerësuar fuqinë e saj

December 7, 2025
Kapen 3.4 tonë kokainë, destinacion kishte Belgjikën

Kapen 3.4 tonë kokainë, destinacion kishte Belgjikën

December 7, 2025
Sulm në aeroportin e Londrës, arrestohet një person. PoliciaTë lënduarit po marrin mjekim

Sulm në aeroportin e Londrës, arrestohet një person. PoliciaTë lënduarit po marrin mjekim

December 7, 2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

December 7, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 8 Dhjetor 2025

December 7, 2025
Alarm bërthamor në Çernobil: Kupola nuk është më e sigurt

Alarm bërthamor në Çernobil: Kupola nuk është më e sigurt

December 7, 2025
47-vjeçari në Shkodër bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë në vend

U paraqit në spital me plagë, kush është 37-vjeçari/ Refuzon të tregojë të vërtetën në polici

December 7, 2025
Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier

Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier

December 7, 2025
“Adriatiku jugor të shpallet zonë prioritare”, Kroacia mund të padisë Shqipërinë për tonelatat e mbeturinave

“Adriatiku jugor të shpallet zonë prioritare”, Kroacia mund të padisë Shqipërinë për tonelatat e mbeturinave

December 7, 2025
Episodi i rrallë/ Dy presidentë brenda një limuzine, Vladimir Putin udhëtoi me ‘Bishën’ e Trump

Kremlini: Strategjia amerikane për Europën, në përputhje me vizionin e Moskës

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In