• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

BDI nuk e pranon koalicionin me PDSH

by A R
01/12/2015 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Demokratik për Integrim thyen heshtjen dhe i përgjigjet negativisht ofertës së kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi për koalicion mes dy partive më të mëdha në kampin politik shqiptar në Maqedoni. Në një deklaratë ekskluzive për “Koha Ditore”, sekretari gjeneral i BDI-së, Abdilaqim Ademi hedh poshtë çdo mundësi për koalicion me rivalin e deritanishëm, duke i sugjeruar Thaçit që një gjë të tillë ta provojë me partitë e tjera opozitare dhe ato të posaformuara.

“Prandaj, apeli ynë deri te subjektet politike shqiptare në opozitë dhe të sapoformuara është që të bashkëpunojnë në mes tyre, le të bëjnë koalicion ose front opozitar, le të koncentrohet vota shqiptare në dy tabore ose fronte, sepse në këtë mënyrë jepet hapësirë për garë politike, për oferta dhe platforma, por gjithashtu kjo mundëson edhe koncentrimin e votës dhe valorizimin e saj në mandate”, shprehet Ademi për “Koha Ditore”. Kjo përgjigje vjen vetëm disa ditë pasi Menduh Thaçi në emisionin “Klick” në RTV 21 të Shkupit u shpreh i gatshëm që të ulen me Ahmetin dhe të nënshkruajnë një marrëveshje që para zgjedhjeve të 24 prillit.

Kohë më parë, kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi u shpreh i gatshëm edhe për koalicion me partinë e porsaformuar “Lëvizja Besa” e cila po ashtu e refuzoi, ndërsa me RDK tanimë nuk ka asnjë shteg pas prishjes së koalicionit të vitit 2011 që zgjati vetëm disa ditë.

Me Lëvizjen për reforma në PDSH-së, Ziadin Sela, të dyja palët që në fillim kanë hedhur poshtë çdo mundësi përafrimi. Aktualisht, i vetmi kombinacion për koalicion është ai i partive të reja shqiptare dhe RDK-së. Kjo e fundit me Lëvizjen për Reforma në PDSH të udhëhequr nga Ziadin Sela, kanë formuar Aleancën për shqiptarët me të cilën do të garojnë bashkë në zgjedhje.

Disa herë LR-PDSH dhe RDK nga njëra anë dhe Lëvizja Besa nga ana tjetër kanë shprehur gatishmëri për afrim dhe bashkëpunim, por ende nuk ka një hap konkret drejt një koalicioni opozitarë.

Next Post

SPECIALE / Zgjedhjet për kryetar të PD-së mes farsave dhe kërcënimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

March 4, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

“E dimë ku do të takohen Khamenei dhe këshilltarët e tij”, telefonata e fundit Trump-Netanyahu që dha dritën jeshile për sulmin ndaj Iranit

March 4, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

“Gjyqi ndaj Beqajt, provë sesa i keq është ligji procedural”, Manjani: Kur gjykata bëhet edhe prokuror, drejtësia humb paanësinë

March 4, 2026
IKMT rikthehet në Orikum, prish dy objekte mes kundërshtimeve të pronarëve

Dhunoi drejtorin e ekzekutimit të vendimeve brenda IKMT-së, shpallet në kërkim i riu

March 4, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Trump kërcënoi me ndërprerjen e tregtisë, Sanchez: Mos përdor luftën në Iran për të fshehur dështimet

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

March 4, 2026
Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

March 4, 2026
Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In