• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

BBC News: Shpërthimi i frikës Kosovë-Serbi për çështjen e targave

by A R
22/11/2022 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë ditën e djeshme se propozimi i Bashkimit Europian për çështjen e targave ilegale serbe ka qenë i papranueshëm dhe se ndërmjetësuesit e Bashkimit Europian “kanë hequr dorë” nga propozimi i tyre për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo situatë e krijuar ka marrë vëmendjen e mediave të huaja prestigjioze, siç është britanikja BBC News.

Në një artikull të publikuar pak orë më parë, BBC News shkruan se “BE dhe Serbia kanë paralajmëruar se dhuna mund të shpërthejë në Kosovë pasi bisedimet e ndërmjetësuara mes Kosovës dhe Serbisë kanë dështuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjes mbi targat serbe të makinave”.

Teksa pritej që vendimi të hynte në fuqi sot, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Policia e Kosovës planifikon të vendosë gjoba prej 150 € për mbajtësit e targave të lëshuara nga Serbia.

Nga ana tjetër, SHBA ka kërkuar që ky veprim të vonohet dhe ka kërkuar lëshime nga të dyja palët për të ruajtur paqen.

BBC News shkruan se “Kosova argumenton se targat që i paraprinë luftës së territorit të vitit 1999 për pavarësi nga Serbia nuk mund të jenë më të vlefshme. Autoritetet e Kosovës thonë se 50,000 serbët në veri të Kosovës, të cilët pranojnë vetëm institucionet lokale serbe, tani duhet të përdorin targat e Kosovës të lëshuara në Prishtinë”.

Ditën e djeshme, shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha se bisedimet shumëorëshe nuk kishin arritur të zgjidhin mosmarrëveshjen e gjatë.

Nga ana tjetër, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se kjo situatë “është në prag të konfliktit”. Ai gjithashtu ka kërkuar nga policia speciale e Kosovës që të mos tentojë të zbatojë gjobat. Oficerët e policisë serbë etnikë dhanë dorëheqjen në fillim të këtij muaji në shenjë proteste ndaj vendimit të targave të Prishtinës.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price deklaroi se të dyja palët duhet të bëjnë lëshime për të mos rrezikuar dekada të paqes së fituar me vështirësi në një rajon të brishtë.

Në Kosovë mbeten të dislokuara rreth 3,700 trupa paqeruajtëse të NATO-s (forcat e KFOR-it) për të parandaluar çdo shpërthim të mundshëm.

“Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje. Përshkallëzimi duhet të shmanget”, shkroi shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg në Twitter.

/a.r

Next Post
Moti i keq, 1300 hektarë toke të përmbytura në Bashkinë Lezhë

Moti i keq, 1300 hektarë toke të përmbytura në Bashkinë Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In