• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

BB: Shqiptarët produktivitetin më të ulët të punës në Evropë!

by Java News
13/08/2018 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Niveli i produktivitetit të punës në Shqipëri është i ulët, më i ulët sesa në çdo vend tjetër të Europës Lindore, sipas Bankës Botërore. Krahasimet tregojnë se produktiviteti i punës, i matur nëpërmjet Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për punëtor, ishte rreth 31,000 dollarë në Shqipëri në vitin 2016, ndërsa në SHBA 60,000 dollarë për punëtor, në Lituani, 57,000 dollarë në Estoni dhe 48,000 dollarë në Rumani, thuhet në një studim të posaçëm të Bankës Botërore për aftësitë në punë në Shqipëri i publikuar së fundmi.

Ekspertët e Bankës lajmërojnë se produktiviteti është nën një kërcënim të mëtejshëm pasi popullsia e Shqipërisë po plaket, e cila në afat të mesëm dhe të gjatë do të ushtrojë presion mbi rritjen e produktivitetit.

Profili demografik i Shqipërisë është disi më i ri se ai i pjesës tjetër të Ballkanit Perëndimor, pasi popullsia nën moshën 30 vjeç përbën 41% të popullsisë së përgjithshme, krahasuar me 36% për vendet fqinje.

Megjithatë, mosha mesatare po rritet. Ndërmjet viteve 1980 dhe 2015, pjesa e popullsisë nën 30 vjeç ra, ndërsa pjesa e popullsisë mbi 30 vjeç u rrit.
Ekspertët e Bankës Botërore vënë në dukje se, migrimi jashtë vendit është bërë një strategji e rëndësishme për punësimin, por kjo mund të ndikojë negativisht në rritjen e produktivitetit në Shqipëri në afat të gjatë.

Ikjet e mëdha jashtë vendit nënkptojnë se një pjesë e fuqisë produktive të punës është larguar.

Banka Botërore evidenton se, numri i emigrantëve shqiptarë u rrit më shumë se trefish gjatë dekadave të fundit: nga 0.2 milionë në vitin 1990 në 1.05 milionë në vitin 2017, duke përfaqësuar pothuajse 40 përqind të popullsisë rezidente (Statistikat e OKB-së 2018).

Kjo shifër është më e larta në Ballkanin Perëndimor pas Bosnjë dhe Hercegovinës.
Shqipëria përjetoi ikje të konsiderueshme të punonjësve të kualifikuar (rreth 40% e fuqisë punëtore e arsimuar ka emigruar në vendet e OECD deri në vitin 2010). Paralelisht Shqipëria pati rritje të ulët tëpagave.

Por, emigrantët e kualifikuar nuk mund të zëvendësohen lehtë nga punëtorët e mbetur. Përveç kësaj, edhe pse remitancat kontribuojnë në reduktimin e varfërisë, ato mund të dekurajojne dëshirën për të punuar. Por një rikthim i mundshëm i emigrantëve mund të ndikojë në transferimin e njohurive dhe kapitalit njerëzor të fituar jashtë. Gjithashtu investimet financiare në diasporë mund të gjenerojnë përfitime ekonomike dhe rritje të produktivitetit, thekson Banka Botërore. /Monitor/ma.me

Next Post
Lihet në burg monstra e Selenicës, braktiset nga familja dhe avokatët

Lihet në burg monstra e Selenicës, braktiset nga familja dhe avokatët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Morën lekë për të mos arrestuar gruan që shkaktoi aksident, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores, 12.5 vite për 4 të tjerët

Morën lekë për të mos arrestuar gruan që shkaktoi aksident, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores, 12.5 vite për 4 të tjerët

February 24, 2026
Dita e lindjes zbulon si do të jetë muaji mars për ty!

Dita e lindjes zbulon si do të jetë muaji mars për ty!

February 24, 2026
Edmond Spaho tregon situatën e rëndë brenda PD: Po të flasësh, të ndërpritet karriera politike! Partia më e dobët se kurrë

Edmond Spaho tregon situatën e rëndë brenda PD: Po të flasësh, të ndërpritet karriera politike! Partia më e dobët se kurrë

February 24, 2026
Iluzioni i një fitoreje të madhe / Pse Putini nuk mund ta lejojë paqen në Ukrainë?

Iluzioni i një fitoreje të madhe / Pse Putini nuk mund ta lejojë paqen në Ukrainë?

February 24, 2026
Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për integrimin europian

Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për integrimin europian

February 24, 2026
Kapen 1 mln euro të padeklaruara në doganën e Merdarës

Kapen 1 mln euro të padeklaruara në doganën e Merdarës

February 24, 2026
Nuk e “mbajnë” dot paraburgimin anglez, dy shqiptarë pranojnë ekstradimin në Tiranë dhe Romë

Nuk e “mbajnë” dot paraburgimin anglez, dy shqiptarë pranojnë ekstradimin në Tiranë dhe Romë

February 24, 2026
Stoli për Martinin, sërish pengesë/ Prindërit përballen me refuzim për përkujtimoren në “Fan Noli”

Stoli për Martinin, sërish pengesë/ Prindërit përballen me refuzim për përkujtimoren në “Fan Noli”

February 24, 2026
Emri i modeles shqiptare në dosjet e Jeffrey Epstein – The Sun: Rikthimi i bujshëm i Misse Beqiri në ekran

Emri i modeles shqiptare në dosjet e Jeffrey Epstein – The Sun: Rikthimi i bujshëm i Misse Beqiri në ekran

February 24, 2026
Të akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO dënon dy ish-inspektorët e IMT

Të akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO dënon dy ish-inspektorët e IMT

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In