Banka Botërore ka bërë publik raportin e përvitshëm të perspektivës ekonomike ku flitet edhe për Shqipërinë. Në lidhje me vendin tonë, BB ka vënë në dukje një dobësi të madhe të ekonomisë sonë, atë të defiçitit tregtar.
Por ky nuk është problem i vetëm. BB nënvizon si shqetësuese edhe nivelin e lartë të borxhit publik. Në raportin e Bankës Botërore, nënvizohet se ai përbën një rrezik për Shqipërinë.
“Shqipëria Gjeorgjia, Kirgizstani dhe Turqia kanë një deficit tregtar (ku vlera e eksporteve e tejkalon vlerën e importeve), që shpesh financohen nga investime që mbartin risk. Shqipëria, Bjellorusia, Kroacia, Hungaria, Mali i Zi, Polonia dhe Ukraina rrezikohen nga nivelet e larta të borxheve publike, që kanë”, thuhet në raportin “Global Economic Prospects 2017”, të Bankës Botërore të siguruar nga BW./a.m.