• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

BB jep alarmin: Ballkani po humbet kapitalin njerëzor!

by
06/10/2015 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një raport i ri i Bankës Botërore mbi ekonomitë e gjashtë vendeve të Ballkanit, botuar të hënën, paralajmëron se rajoni është duke humbur një pjesë jetike të popullsisë së saj të re dhe të arsimuar dhe u kërkon qeverive të marrin masa për t’u marrë me pasojat.

“Vendet e EJL6 (Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina) janë ndër rajonet me më shumë emigrantë të dërguar në botë, numër ky sa një e katërta e popullsisë aktuale të këtyre vendeve që jetojnë jashtë vendeve të tyre”, thuhet në raport.

“Që në fillim të viteve 1990, ka pasur një rrjedhje të qëndrueshme të emigrantëve nga këto vende drejt BE-së, me afërsisht 4.9 milionë njerëz që kanë lënë vendet e tyre”, shtohet në raport.

Raporti thekson se përkundër viteve të 90-ta kur njerëzit largoheshin shkaku i konfliktit në Ballkan, tanimë shumica e tyre një gjë të tillë e bëjnë për shkaqe ekonomike.

“Sidomos rritja e ulët ekonomike që nga kriza globale financiare, papunësia kronike e lartë, niveli i të ardhurave në një të tretën e mesatares së BE-së, kanë kufizuar gjenerimin e të ardhurave në familje në rajon. Si pasojë, njerëzit vazhdojnë të emigrojnë në kërkim të mundësive më të mira ekonomike”, thuhet më tej në raport.

Sipas raportit “shumica e emigrantëve janë të rinj, të moshës së punës, dhe në përgjithësi me arritje më të lartë të arsimit se sa grupmoshat e vendeve ku ata shkojnë”, duke shtuar se “të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përjetuar një “renovim” të emigracionin drejt Evropës Perëndimore gjatë vitit të kaluar”.

“Numri i azilkërkuesve të regjistruar në Gjermani nga rajoni thuajse është trefishuar në 78,000 gjatë gjashtë muajve, nga janari deri në qershor të vitit 2015, në krahasim me vitin e kaluar. Kjo duhet të jetë një shtysë e mëtejshme për këto vende të Ballkanit që të ndërmarrin veprime që të zbusin ndikimin negativ të transformimeve të vazhdueshme demografike në vendet e tyre, në veçanti plakjen dhe tkurrjen e shoqërive të tyre”, vlerëson raporti i Bankës Botërore,- raporton Telegrafi.

Raporti në fund u bënë thirrje qeverive të investojnë dhe të krijojnë mundësi që njerëzit të gjenerojnë të ardhura, në mënyrë që të motivohen të rinjtë të qëndrojnë ose të kthehen nga jashtë dhe të luftojnë edhe plakjen e shoqërive.

Next Post

Portieri serb: Priten trazira nga tribuna...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In