Gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA” Mero Baze ka ironizuar sërish Ilir Metën teksa poston lajmin që protestuesit në Kirgistan kanë liruar nga burgu presidentin e akuzuar për korrupsion.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Baze shprehet se kjo është një arsye e fort e Ilir Metës për dashurinë për protestat në Kirgistan, pasi sipas gazetarit, kështu i ëndërron presidenti protestuesit, nëse arrestohet.
“Dhe një arsye e fort e Ilir Metës për dashurinë për protestat në Kirgistan.
Ata kanë liruar nga burgu ndërkohë presidentin e akuzuar për korrupsion.
Kështu i ëndërron Presidenti protestuesit. Nëse arrestohet”- shkruan Baze teksa poston lajmin nga mediat ndërkombëtare.
/a.r











