• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Baze i “hap letrat” Metës: Më kërkove të sulmoj Donald Lu, pagove ‘Kushtetuesen’ që t’i hiqej mandati Kokëdhimës

by Mero Baze
04/10/2020 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Botuesi Mero Baze ka reaguar përmes një editoriali mbi sulmet e Presidencës ndaj gazetës Tema.

Duke dënuar sjelljen e kreut të shtetit, Baze shprehet se Ilir Meta ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vartësin e tij që t’i hiqej mandati deputetit Koço Kokëdhima në këmbim të një çante me para.

Nderkohë, ai shprehet se në vitin 2016 Ilir Meta i ka kërkuar që të sulmojë ambasadorët dhe Reformën në Drejtësi.

Shkrimi i plotë nga Mero Baze

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka premtuar se do të tmerrojë gazetën “TemA” dhe botuesin e saj, kur të vijë në pushtet.

Nëse kjo deklaratë do të ishte bërë në çdo vend tjetër të botës, por dhe në Shqipëri nga ndonjë personazh tjetër politik, do kishte krijuar stuhi deklaratash.

Eshtë formalisht  ndoshta deklarata më e rëndë që një politikan që paguhet si  “President i Republikës” mund të bëj ndaj një medie.

Por lajmi i mirë është, që nuk ngjall ndonjë shqetësim serioz as tek ne si redaksi, por as në shoqëri.

Presidentin tonë nuk e merr njeri seriozisht për asgjë, as për detyrat formale të Presidentit, fjala vjen, kur anulon zgjedhje dhe kur bën dekrete për shtyrje të tyre, e jo më ta marrë seriozisht dikush kur bën mallkime si ato plakat e liga.

Më së shumti të marrin në telefon njerëz të tij e të thonë “mos ja vë re këto kohë, se nuk është mirë”.

Dhe në fakt nuk është se e marrim seriozisht dhe nuk duam solidaritet në këtë pikë.

Për të vetmen gjë që duhet të shqetësohemi është shëndeti i tij mendor.

Nuk jemi të shqetësuar, jo se nuk besojmë se ai do të vijë në pushtet, pasi ai është në pushtet dhe më lart se kaq nuk ka ku të shkojë.

Por dhe nëse ai nënkupton ardhjen në pushtet të LSI, ky nuk është ndonjë shqetësim për gazetën “TemA”.

Ky mund të jetë lajm mënxyrë për shqiptarët, por për ne është një motiv më i madh për t’u marrë me gazetari dhe për ta çuar Ilir Metën nga zyra e Presidentit në burg ose në spitalin e burgut.

Nuk duam solidaritet, as nga kolegët që janë në borderotë e Ilir Metës. Do të ishte krim ta bënim këtë. Jo se na dhimbsen të mos i marrin ato lekë, por është më mirë t’i marrin ata ato lekë, se sa ti mbajë ai në qypa të fshehur nëpër bahçe.

Qoftë dhe për këtë arsye, ata janë aleatët tanë të pavetëdijshëm, në luftë për t’i hequr krimit paratë nga duart.

Ne nuk kemi asnjë pikëpyetje për Ilir Metën. Jemi shumë të qartë për të siç janë dhe diplomatët Perëndimorë në Tiranë apo kudo në botë.

E kemi parë me zë dhe figurë kush është dhe kemi po ashtu çfarë t’i tregojmë, po me zë dhe figurë, se si i ka raportet me mediat e kriminalizuara, si i urdhëron kundrejt parave që të sulmojnë personazhe politike rivale, përfshi dhe në kulisat brenda PD, si ka urdhëruar vartësin e tij të çojë çantën me lekë në Gjykatën Kushtetuese kundër Koço Kokëdhimës për t’i hequr mandatin e deputetit, dhe si funksionon ai si një bandë kriminale.

Edhe pse ngjan pak cinike,  për ne është “fat” të përballemi me të, sidomos po të jetë dhe në pushtet.

Ne nuk kemi asgjë personale me Ilir Metën. As unë personalisht. Në situata normale, kur ai nuk ka lajthitje psiqike si këto që shohim herë pas here, ai është njeri i këndshëm dhe politikan tipik shqiptar, që të zbavit me paranojat dhe historitë e tij me rivalët.

Ai ka hyrë në konflikt me gazetën, ose më mirë të themi me mua personalisht, pasi më ka kërkuar në vitin 2016, të sulmoj ambasadorin e SHBA të asaj kohe zotin Lu, dhe zonjën Vlahutin, për protagonizmin e tyre për “Reformën ë Drejtësi”, që Meta e konsideron reformë kriminale.

Natyrisht nuk e kam pranuar atë kërkesë, të cilën pashë që e bënë me zell kolegë të tjerë. Unë besoj se “Reforma në Drejtësi” do të triumfojë një ditë, por dhe nëse dështon, më mirë të jem në anën e të dështuarve që besojnë tek drejtësia e re, se sa në anën e fitimtarëve kundër drejtësisë së re, siç ëndërron Ilir Meta.

Prej atëhere, ai na ka vënë në fokusin e një lufte të ftohtë por dhe publike, duke përdorur ca papagaj të vet.

Kjo na ka nderuar dhe i jemi mirënjohës.

Nëse do të turpërohesh në këtë vend si gazetar, dhe mbi të gjitha nëse do të humbësh besimin e publikut, do të mjaftonte mbështetja publike e Ilir Metës.

Ne për fat nuk e kemi dhe jemi të qetë dhe të nderuar. Shpresojmë të mos ta kemi kurrë, për të qenë në rregull me profesionin tonë.

Ndaj dhe nuk na nevojitet mbështetja e askujt kundër tij. Na nevojitet vetëm ai si kundërshtar. Kaq na bën të jemi në rregull me punën tonë. Zoti i dhëntë fuqi, në sulmet e radhës. Mezi i presim. Të shohim pastaj kush do tmerrohet!

Next Post
Vidhte makina dhe i shiste në tregun e zi, arrestohet shqiptari në Itali

Vidhte makina dhe i shiste në tregun e zi, arrestohet shqiptari në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In