Bayerni i ka dhënë një lamtumirë plot shkëlqim dhe spektakël legjendës se vet, Bastian Schweinsteiger. Bayern Munich di t’i respektoj legjendat e veta.Kështu kanë bërë ata në Allianz Arena derisa kanë mundur me rezultat 4-0 Chicago Fire, me golin e fundit që e ka shënuar pikërisht ish numri 31 i Bayernit.
Pjesën e parë, Schweinsteiger e luajti për skuadrën e tij aktuale Chicago Fire, e në të cilën pjesë Bayerni shënoi dy gola, një me Gnabry (7) dhe Wagner (38).
Me rezultat 2-0 përfundoi pjesa e parë.Kurse në pjesën e dytë, Schëeinsteiger luan për Bayernin derisa i tërë ekipi i Bayernit ka të veshur fanella me numër 31 të lojtarit.
Në këtë pjesë bavarezët shënojnë edhe dy gola, një në minutën e 63 me Roben kurse golin e katër e shënon Schëeinsteiger në minutën e 83. Me fanellën e Bayern-it, Bastian Schweinsteiger ka fituar tetë Bundesliga, 7 kupa të Gjermanisë, një Ligë të Kampionëve, një Kupë të Botës për Klube, Superkupën e Europës dhe ka fituar me Gjermaninë Botërorin në Brazil më 2014, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)














