Ditën e sotme skuadra e Bayern Munich po zhvillonte një seancë stërvitore.
Mirëpo gjatë kësaj seance stërvitore, trajneri Nico Kovac ka përjetuar një moment tmerri.
Një person i irrituar ia doli të hynte në qendrën stërvitore dhe i është vërsulur trajnerit të Bayernit. U desh ndërhyrja e policisë për të sqaruar situatën.
Siç raporton Bild, personi është futur në fushat e qendrës stërvitore me pretendimin, se donte të luante me lojtarët.
Por më pas ai i është sulur teknikut Kovac duke e kapur atë nga këmbët.