• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bayern fiton ndaj Mainz 2-1, i afrohen kreut

by Java News
27/10/2018 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bayern Munich ka fituar jashtë fushe ndaj Mainz me rezultatin 2-1. Ishte një fitore e merituar e bavarezëve që tani i janë afruar kreut falë barazimit të Dortmund. Aktualisht skuadra e Kovac është vetëm dy pikë larg vendit të parë.

Por lajmi i keq është se Goretzka dhe Hummels kanë pësuar dëmtime në fushën e Mainz dhe mbetet për t’u parë se sa seriozë janë. Bavarezët e kishin shumë të vështirë të futeshin në lojë. Vendasit ishin të organizuar mirë në mbrojtje dhe falë shpirtit luftarak arritën të mbanin larg zonës së tyre kundërshtarin deri në minutën e 27’, kur Bayern regjistroi mundësinë e parë për gol por ishte i pafat teksa goditja e Kimmich ndalet nga shtylla.

Por vetëm katër minuta më pas erdhi goli i avantazhit falë spanjollit Thiago Alcantara, por këtë herë ishte arbitri, më saktë VAR, ai që anuloi golin e mesfushorit. Bayern nuk zmbrapset dhe në minutën e 39’ vjen goli i shumëkërkuar falë Leon Goretzka.

Pas pushimit Mainz befason duke barazuar rezultatin në minutën e 48’ me golin e Jean-Paul Boetius. Skuadra kampione vazhdon të insistojë dhe në minutën e 62’ rimerr avantazhin me golin e Thiago Alcantara. Këtë herë arbitri nuk i anuloi golin spanjollit.

Bayern e menaxhoi mirë ndeshjen duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme që e afrojnë me Dortmund. Borussia Dortmund ka shpërdoruar avantazhin e merituar në fund të takimit teksa është ndalur nga Hertha Berlin me rezultatin 2-2.

Vendasit bënë një tjetër ndeshje të madhe përpara publikut të tyre, por një gabim në fund të ndeshjes i hoqi mundësinë ekipit të Favre të ruante avantazhin ndaj Bayern. Gjithsesi Borussia ruan vendin e parë në renditje edhe pas këtij hapi fals.

Pas disa mundësive të mira, ishte Sancho ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 27’. Por vendasit nuk dinin të mbyllnin ndeshjen dhe pak përpara se të përfundonte pjesa e parë ishte Kaloi ai që barazon rezultatin.

Por vendasit vazhdojnë me të njëjtën eufori dhe vendosmëri falë edhe mbështetjes së tifozëve dhe në minutën e 61’ Sancho rimerr avantazhin për ekipin e tij, shkruan “Telesport”.

Sfida mbetet e bukur dhe me emocione pasi skuadrat vazhdojnë të luftojnë për të gjetur golin e radhës dhe në minutën e 90’ Hertha ka mundësinë më të mirë për të barazuar gjithçka pas një penalltie të akorduar.

Ishte Kalou ai që nuk fali nga pika e bardhë duke i marrë një pikë Dortmund-it.

ma.me

Next Post
Xhafaj: Protesta e opozitës ishte e paligjshme dhe e pazakontë, falenderim për Policinë e qytetarët!

Sulmet e opozitës për dorëheqjen, reagon Xhafaj: Pasqyrë e degradimit dhe fatkeqësi për vendin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In