Jerome Boateng ka vendosur të largohet nga Bayern Munih, transmeton KTV.
Sipas mediave gjermane, Boateng ka bërë të ditur se nuk dëshiron të vazhdojë sezonin e ri me “bavarezët”.
Interesim për mbrojtësin gjerman kanë shprehur Juventusi dhe Manchester City.
29-vjeçari ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2021, përgatiti Koha. (b.an)