Ishkryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, dhe nënkryetari i Grupit të PSsë, Taulant Balla, kanë shkëmbyer replika të forta, të cilat në disa raste kanë tejkaluar etikën në Kuvend. Ajo që ka acaruar deputetët e PS-së ka qenë deklarata e Topallit se nuk do t’u japë përgjigje deputetëve që janë nën 1 metër e 50 centimetra.
Por kjo thënie është përdorur nga të majtët për ta ftuar Topallin që të kryente matjen në “terren”. Madje, Topalli ka shkuar më tej duke thënë se deputetët e PS-së, Balla dhe Braçe, duhej të vishnin taka që të merrnin përgjigje nga ajo.
‘Panorama’ shkruan se socialisti Balla ka ironizuar më Topallin duke e quajtur “Manushaqe” dhe se askush nuk e do në PD. “Kjo zonja që foli ka histori të trishtueshme sa herë që flet dhe unë e mirëkuptoj se të gjithë shqiptarët i dinë ato historitë e Institutit të Misrit. Edhe pretendimin për t’u bërë e persekutuar”, u shpreh Balla.
Jozefina Topalli: Kam marrë një vendim prej dy vitesh, burrat që janë nën 150 centim të gjatë, nuk u kthej përgjigje.
Erjon Braçe: Hajde mate njëherë.
Taulant Balla: Nuk e di si e bën matjen…
Jozefina Topalli: Fakti që këtu mbron kryeministrin Rama është një gojë e shthurur që di vetëm për të fy dhe për të sharë, mua s’më bën fare përshtypje. Kjo do të thotë që qeveria e 1 milion shuplakave është në dimrin e vetmisë së madhe, askurrkush nuk ia shqetëson burrat nën 150 centimetra. Ngrihuni në kamë që t’ju shohim mirë dhe pastaj flisni. Unë megjithatë do t’ju kërkoj një ndjesë, para pak vitesh, kur kam qenë në karrigen e zonjës Leskaj për njërin këtu i kam thënë rojeve që ta kapshin për zhelesh e ta nxirrnin jashtë. Ju kërkoj ndjesë.
Erjon Braçe: Mos e bëj këtë.
Jozefina Topalli: E kam thënë shumë para kohe, sot është koha që shqiptarët kanë me ju kap të gjithëve prej zhelesh e me ju nxjerr të gjithëve përjashta.









