Kryeminsitri Edi Rama vijoi turin e shpërndarjes së kartave të anëtarësisë në qytetin e Kavajës. Në fund të fjalimit, Rama ftoi disa anëtarë të rinj në podium për t’u dorëzuar personalisht kartat, dhe ashtu si çdo herë, Rama ishte plot batuta.
Kryebashkiakun e Kavajës ai e thirri “kriminel”, duke ironizuar opozitën që e akuzon Elvis Roshin për të shkuar kriminale.
Më poshtë disa prej batutave të Ramës:
“Do doja shumë të vinte krimineli që drejton Kavajën, edhe kryetari i bashkisë së Durrësit. Keni bërë ligj për dekriminalizimin, e kemi kaluar ligjin, sipas ligjit nuk kalon askush.
Mezi po pres zbatimin e ligjit ti çoni letër Lulit e ti thoni: Po ky si shpëtoi?”
Më pas kreu i PS i dorëzon kartën e anëtarësisë një mësueseje.
Rama: “Kemi ndryshim të madh nga ata të qeverisë vjetër se ata thoshin: Po ishe me ne je mësues, po nuk ishe me ne nuk bëhesh dot mësues. Ne themi po ishe i zoti, fito dhe bëhu mësues.
Rama i drejtohet një qytetareje :Vangjushi do ta japi kartën Vjollca se për gjatësi shkoni më shumë me vangjushin se unë dukem si i tepërt këtu..”
Rama: “E ke bërë Chek Up? Hë fol mos më bëj kshu…
Qytetari: Jam 32-vjeç..
Rama: Epo na kartën se për ty nuk ka Chek up falas!
Rama: “E patë si e bëri kavajën Elvisi, apo Ervin si e ke ti? Se ti sdihet sa emra ke..A e patë ça bëri ky?”