• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Batutat me gazetarin/ Rama ndaj mediave greke: U nxor nga konteksti, e kthyen në polemikë publike me pathos nacionalist

by Os De
16/01/2026 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë fjalës së tij në Samitin e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi, kryeministri Edi Rama bëri një shaka me gazetarin grek, ku i tha se mendoni se jeni trashëgimtarë të Platonit dhe të Aristotelit, por nuk jeni. 

Biseda: 

Kryeministri Edi Rama: Si grek duhet ta njohësh mirë. 

– Nuk e di sa më shumë mund ta njoh. 

Kryeministri Edi Rama: Sepse prireni t’i nënvlerësoni pak njerëzit. Mendoni se keni monopolin e filozofisë dhe jeni trashëgimtarë të Platonit dhe të Aristotelit, por nuk jeni. 

Kjo fazë e kryeministrit Rama si duket ka ngjallur reagime në shtetin fqinj. Për të hequr çdo tymnajë dhe spekulim, kreu i qeverisë me anë të një postimi në “X” tha se shakaja/ fjalia me nota humor është nxjerrë nga konteksti dhe është përdorur nga mediat greke si polemikë publike me pathos nacionalist. 

“Jam i mahnitur nga reagimi i disa mediave në Athinë e i ndonjë politikani të lodhur grek lidhur me tonet e mia aspak tendencioze, po me humor miqësor gjatë bashkëbisedimit me gazetarin e nderuar John Defterios në panelin e organizuar gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi! 

Është e pabesueshme që një fjali e thënë me humor, të shkëputet totalisht nga konteksti e të kthehet në polemikë publike me pathos nacionalist, gjë që fatkeqësisht në Athinën mediatike ndodh shpesh! 

Por i siguroj të gjithë të shqetësuarit e të lënduarit, se nuk kam as më të voglin dyshim që Platoni dhe Aristoteli janë filozofë grekë dhe që Greqia e Lashtë është shtrati i qytetërimit europian;  që kultura greke meriton vetëm admirim, jo vetëm për filozofët e lashtësisë po edhe për poetët, shkrimtarët, kineastët e muzikën që i ka dhënë njerëzimit; që Greqia është një vend për të cilin unë ushqej ndjenjat më pozitive, që populli grek është për mua  një fqinj i pazëvendësueshëm e vëlla i patjetërsueshëm i popullit shqiptar dhe që për kryeministrin e Greqisë ushqej një respekt të veçantë! 

U kuptuam? Shpresoj po. 

Por ama mos më kërkojë askush ndër të shqetësuarit dhe të lënduarit me humorin tim, që kush shkruan e flet greqisht me pathosin nacionalist të të larpërmendurve, të më duket si pasardhës i Platonit dhe Aristotelit!”, ka reaguar Rama. 

 

Next Post
Balla rikthen “21 janarin” në vëmendje, ‘test’ për respektimin e parimeve të Gjykatës së Strasburgut

Balla rikthen “21 janarin” në vëmendje, ‘test’ për respektimin e parimeve të Gjykatës së Strasburgut

Comments 1

  1. Baca says:
    2 months ago

    Z. Rama, nacionalizmin grek e njohim, po a nuk te duket se e ke tepruar me batutat e humorin ne panelet e takimet me personalitetet nderkombetare?! Sipas meje po, dhe duhet reflektim nga ana juaj. Nuk e imagjinoj te me degjosh mua, por thjeshte po them preceptimin tim.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzohet si ekzekutori i Nikulajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin

Akuzohet si ekzekutori i Nikulajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin

March 3, 2026
Spanja nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulm ndaj Iranit, Izraeli: Je në anën e gabuar të historisë

Spanja nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulm ndaj Iranit, Izraeli: Je në anën e gabuar të historisë

March 3, 2026
Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

March 3, 2026
Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

March 3, 2026
Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

March 3, 2026
Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

March 3, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse Berisha po i dëshpëron demokratët duke u shfajësuar për sulmin mbi ish-shtëpinë e Enver Hoxhës

March 3, 2026
Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

March 3, 2026
Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

March 3, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Operacioni “Flaka e Fundit”

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In