Me batuta e ka mbyllur kryeministri Edi Rama takimin më mësuesit teksa iu tha atyre se në mbrëmjet që merr pjesë edhe kreu i qeverisë të pranishmit as nuk kërcejnë e as nuk hanë. Por, në momentin që largohet ai plas vallja dhe muzika.
“Kam mësuar që vetëm kur iki unë, mbrëmja kthehet në gëzim, sa kohë jam unë edhe sikur të mbarojnë fjalimet dhe të fillojë muzika askush nuk afrohet te ushqimi nuk i shkon mendja të kërcej.
Sa largohem unë më thonë që plas vallja dhe kënga. Nuk jam për tu pas aq frikë sa dukem, po sa për t’iu mbush mendjen që mos të keni frikë më mirë iki dhe ju rrini rehat”, tha Rama./m.j