Kryeministri Edi Rama ishte në Fushë-Krujë ku u shpërndanë çeqe për familjet e prekura nga përmbytjet. Ashtu si çdo aktivitet ku të pranishëm janë qytetarët, Rama nuk i kurseu batutat. Teksa thirri emrin e një qytetari për të tërhequr çekun, Rama reagoi në këtë mënyrë kur pa se aty u afrua bashkëshortja e personit në fjalë:
“Rexhepi se paska besuar ka dërguar gruan, ka thënë: Nuk të japin lekë ata komunistët po shko njëherë…”, tha Rama.
Por nuk mbaruan këtu batutat e Ramës për gratë. Teksa një person foli nga vendi, Rama tha se duhet të dilte në podium të fliste për forcën e gruas.
“Rrofshin gratë, se të ishte për burrat, do na kishte mbetur Saliu në kalë. Flet nga aty flet, por eja dhe fol këtu njëherë. Ne kur jemi në pazar jemi të fortë, por kur shkojmë të shtepia…e di vetë ti”, tha Rama./a.m.