Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat as në takimin elektoral të radhës që zhvilloi në Kashar. Teksa ftoi qytetarët e ëksaj zone të votojnë PS për të vijuar reformat, Rama than se shqiptarët duhet të votojnë njerëzit e punës. Sipas kryeministrit, edhe demokratët duhet të votojnë për PS, që vota e tyre të mos shkojë dëm.
“Nuk vihen më hurdhra. Vër Saliun atjedhe nuk ka vampir që i afrohet shtëpisë”, deklaroi Rama.
Ai tha se në vitet në vijim do bëhet më shumë nga çfarë u bë në këtë mandat. Rama mori si shembull projektet e realizuara në tiranë nga kryebashkiaku Veliaj.
“S’keni parë gjë akoma me Lali Erin, lali Erin aty do e keni. Do bëjmë 4 vitet e ardhshme dyfishin e atyre që kemi bërë në këto 44 muaj. Ata që kanë votuar Lulzin vërtetë do ndihen pishman, se Luli nuk do fitojë, dhe Lali Eri do punojë”, deklaroi Rama./a.m.