• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Baton Haxhiu: Rama dhe Ogerta betejë për Tiranën!

by Os De
11/09/2025 22:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, analisti Baton Haxhiu komentoi ndryshimet e fundit në Asamblenë e Partisë Socialiste dhe përbërjen e re të kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, ndryshimet sinjalizojnë një prerje të fortë me të shkuarën politike brenda PS-së, veçanërisht me figurën e Erion Veliajt, për të cilin tha se “politikisht ka vdekur”.

“Rama bëri prerjen me të kaluarën njeriun kryesor dhe atë më pak kryesor që nuk u përmendën vetëm kur tranzicionit kaloi te Ogerta Manastirliu. Erion Veliaj sot politikisht ka vdekur, ka mbaruar. Është shumë e vështirë që t’i jepet fundi dikujt në një asamble politike. Ajo që është e rëndësishme është që Rama ka vendosur dy kritere qeverisëse; një kriterin e veprimit dhe e dyta është kriteri i individualizimit me kë Rama funksionon”, tha analisti.

Haxhiu i kushtoi vëmendje të veçantë caktimit të Ogerta Manastirliut si kandidate e PS për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës, duke e cilësuar si një sfidë të madhe për të, por edhe si një betejë të përbashkët politike me vetë Ramën. Ai theksoi se Manastirliu nuk është një figurë “luftarake” politike në natyrë, por posedon integritet dhe profil të moderuar, që sipas tij mund ta vendosë përballë një kandidateje me tipare të ngjashme si Jorida Tabaku.

“Ogerta dhe Rama në të ardhmen do të funksionojnë bashkë në Bashkinë e Tiranës dhe beteja do të jetë e të dyve, pasi Ogerta e vetme nuk ka fuqinë, ose më saktë dëshirën që të hapë betejën me miqësinë që ka pasur me Erion Veliajn. Vështirësia e Ogertës shihej qartë. Nuk besoj se Ogerta është e tillë, nuk është luftëtare që vret rrugës politikisht dhe zë vendi. Megjithatë e ka një humanizëm brenda”, u shpreh Haxhiu.

Analisti gjithashtu vuri në dukje qasjen e re të Ramës në përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të tij, ku theksoi dy kritere, veprimin dhe individualizimin, duke nënvizuar forcimin e pozitave të disa ministreve, si Elisa Spiropali dhe Belinda Balluku, si dhe një kontroll më të drejtpërdrejtë mbi strukturat e rendit. Ai kritikoi mungesën e reagimit të opozitës ndaj kandidimit të Manastirliut, duke e konsideruar si tregues të papërgatitjes së saj për këtë betejë elektorale.

“Një Elisa Spiropali pasi fuqia e tij ndërkombëtare është shumë e fortë dhe Elisën e ka aty si pjesë të saj duke mos ia dhënë ngarkesë dhe përplasje Belinda Ballukut. Dy negociatoret që janë përgjegjëse dhe që kanë lidhje personale me Ramën. E treta Rama ia dha fuqinë një ministre femre, por e mori fuqinë direkte tek komandantët e policisë, sot ai u trego se nuk keni se çfarë të bëni me policinë, unë jam ai. Kurse Ogerta e ka punën më të vështirë”, vijoi më tej analisti në studion e Opinion.

Next Post
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Manastirliu në garë për Tiranën/ Kristaq Kume: Ja kush do e marrë mandatin e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In