Për analistin, Baton Haxhiu PS ka nisur të ndërtojë strategji për një mandate të katërt qeverisës.
Ai tha se Rama do të bënte gabim nëse “bën pazar” për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Haxhiu thotë se nuk duhet president konsensual por një president me dinjitet për të respektuar Kushtetutën e vendit.
“Do të ishte gabim që Ilir Metës t’i afrohej mandat i dytë”, u shpreh analisti.
Ai përkrahu idenë e Bushatit për promovimin e personave të panjohur në krye të qeverisë duke thënë se të paktën 4-5 ministra duheshin larguar që në muajin e 3 të detyrës./m.j