• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Baton Haxhiu: Partitë e vogla opozitare duhet të zgjedhin një lider që i përfaqëson

by A R
25/10/2024 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Liderët e vegjël duhet të bashkohen dhe të përcaktojnë se kush mund t’i udhëheqë në një betejë”, kështu është shprehur analisti Baton Haxhiu sa i përket partive opozitare në betejën e zgjedhjeve të 2025-ës.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan, Haxhiu theksoi se është e nevojshme që të zgjidhet një lider që të përfaqësojë opozitën. Analisti u shpreh se opozita duhet të marrë një model ku përmendi atë të Greqisë.

Baton Haxhiu: Duhet ta marrë një model. Modeli është që ka pasur Greqia, Tsipras. Është modeli më i suksesshëm që duhet të mbështeten në populizëm dhe në vizion. Nëse një lider ka kaq përkrahje të bashkësisë ndërkombëtare dhe kaq stabilitetit dhe kontroll të pushtetit, një model i ngjashëm që e rrezikon pushtetin e tij është vetëm modeli i Tsipras.

Dy probleme janë që opozita ta arrijë këtë. E para të lirohet nga egoja sepse paraqitja vetëm në studio televizive nuk ua fiton zgjedhjet. Duhet që të përcaktojnë liderët e vegjël, që i kanë nga 10 mijë përkrahës, duhet të bashkohen dhe të përcaktojnë se kush mund t’i udhëheqë në një betejë. Kjo është sa i përket këtij lidershipit që ka krijuar parti.

Problemi është që në këtë fazë do të duhet të shihet kush është i majtë dhe kush është i djathtë. Kjo është pastaj një problematikë tjetër. Doni betejë siç thuhet kundër një lideri të fortë që e ka shndërruar politikën në regjim apo doni që ideologjikisht ta fitoni këtë betejë. Rama nuk sillet ideologjikisht me Shqipërinë dhe pushtetin.

Gjëja e dytë është që a duhet të sillet me logjikën që të refuzohet gjithçka që ky regjim ka ose të ndërtojë një strategji. Nëse ndërtohet ky model i rezistencës atëherë ka një kontradiktë këtu. Nuk mundet që rezistenca të jetë nga ballkoni edhe… Mënyra tjetër është ndërtimi i liderit dhe ai heroizohet në ballkon. Janë dy modele që duhet t’i përdorë.

Agim Nesho: Po pse ka problem me ndërkombëtarët që e kanë bllokuar me llafe?

Baton Haxhiu: Ndërkombëtarët nuk t’i fitojnë asnjëherë zgjedhjet, por nga pushteti të rrëzojnë pa kurrfarë problemi.

Baton Haxhiu: Unë mendoj se nëse të gjitha partizat e vogla nuk e prodhojnë një lider edhe nëse rezistenca nuk shkon poshtë, por ri në ballkon pa e krijuar një lider të ri i cili realisht e merr njëfarë roli vendimtar, për arsye se momentalisht Partia Demokratike për faktin që ka problem për një lider i ka pesë lider që dalin në rrugë, iu prijnë protestave. Jo, në këtë moment i duhet një lider i cili përfaqëson dhe një lider i cili heroizohet në ballkon, ndryshe nuk ka mundësi.

/a.r

Next Post
Këmbëngulja e një të dyshuari fajtor të luftojë me duar bosh

Gazetari bën paralajmërimin e bujshëm: Ahmetaj do të sillet shumë shpejt para drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

March 23, 2026
Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

March 23, 2026
Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

March 23, 2026
Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

March 23, 2026
Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

March 23, 2026
Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

March 23, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

March 23, 2026
Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In