• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Batërdia e PD në Bashkinë e Tiranës, jo vetëm Basha, por edhe Tabaku i dha leje ndërtimi vetes

by Java News
21/12/2018 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në administratën e kaluar të Bashkisë së Tiranës duket se ka qenë praktikë e të gjithë drejtuesve të saj që t’i jepnin vetes leje ndërtimi. Kështu, jo vetëm Lulzim Basha i ka dhënë vetes me firmën e tij një leje për ndërtimin e një kati të 13-të në pallatin ku banon, duke shtuar 4 dhoma e madje pa paguar as taksën e ndërtimit në infrastrukturë, por edhe ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku. Por ndryshe nga shefi i saj, Tabaku ka qenë pak më e rafinuar në këtë drejtim, pasi lejen e ndërtimit nuk ja ka dhënë direkt vetes së saj, por gjyshes.

Lajmin e ka dhënë kryebashkiaku Erion Veliaj sot gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ku duke iu referuar dokumenteve theksoi se në Bashkinë e Tiranës kjo njihet si leja e Jorida Tabakut. “E njëjta gjë për lejen e Joridës. Në këtë bashki, kjo njihet si leja e Joridës, pavarësisht se është gjyshja, pastaj babai, por në Bashkinë e Tiranës është e Joridës. Tani unë i them Joridës: Jorida ma nxirr këtë format që unë të kem dhënë një leje në Lanë. Dhe siç e thashë, dhe s’do kishte problem nëse subjekti paguan taksat dhe ka pronat, siç bëhet kudo; taksën që ne e kemi 8-fishuar. Tani ma nxirr ku është ky format, siç e ke marrë lejen ti kur ke qenë nënkryetare, dhe siç e ka marrë Luli për veten e vet kur ka qenë kryetar. Ma gjej këtë format, që unë të kem dhënë një leje të tillë. Unë e kuptoj sikletin e Joridës, kur të ka dhënë tjetri 20 mijë metra katrorë dhe të ka bërë milionere, do dalësh do shash edhe shokët e shkollës, se ça do bësh, do dalësh do mbrosh vezët e Lulit”, tha Veliaj.

Ai shtoi se kjo, ashtu si edhe në rastin e Bashës, është një praktikë që bie ndesh me ligjin e konfliktit të interesit. “Po si ka mundësi, që mund të kesh qenë në administratë, dhe t’i japë leje vetes së vet. Kryetari dhe nënkryetari firmosin vetë. Shkelje e ligjit të konfliktit të interesit. Kjo është dosja që të hënën do të shkojë në Prokurori dhe shpresoj që do marr përgjigje”, shtoi Veliaj./a.meta

Next Post
Kërcënimi nga thatësira, vendit i duhen 70 milionë euro blerje energjie për 3 muaj

Energjia do të shtrenjtohet? Qeveria miraton planin strategjik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In