Fitorja e Skënderbeut kundër Sportingut ka qenë surprizë për shumë njerëz, por për këtë bastexhi ka qenë një bombë e vërtetë. Ai ka vënë 15 ndeshje në skedinë, duke i kapur të gjitha, përveç Skënderbeut, për të cilin kishte vënë shenjën 2, pra fitore të Sportingut, e cila kuotohej vetëm me koeficientin 1.1.
Është pikërisht kjo ndeshje që e ka djegur dhe i ka hequr nga duar jo pak por 612 mijë lekë të reja…