• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bastet, prokuroria e Vlorës merr dosjen nga UEFA për Flamurtari-Teuta

by Aalison Pearse Stevens
23/02/2016 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Vlorës do të ketë shumë shpejt në dorë prova të forta që do të hedhin dritë mbi ndeshjen e dyshuar si të trukuar, Flamurtari-Teuta 2-1, të zhvilluar më 24 janar të vitit 2015.

“Panorama Sport” zbulon se UEFA ka dërguar së fundmi informacionin e disa kompanive ndërkombëtare të basteve për ndeshjen e sezonit të kaluar.

Materiali disafaqësh ka mbërritur i zbardhur vetëm në gjuhën franceze, ndërsa Prokuroria e Vlorës e ka dërguar menjëherë dosjen në Ministrinë e Drejtësisë, e cila do të bëjë edhe përkthimin e saj në shqip. Më pas dosja do të mbërrijë në Prokurorinë e Vlorës dhe do të nisë menjëherë hetimi.

Kjo çështje i është besuar për hetim prokurores Flora Çela, me mbështetjen e kryeprokurorit të Vlorës, Ramadan Troci. Ky i fundit kërkon të vërë përpara përgjegjësisë autorët, gjithnjë nëse në fund të hetimit, pretendimet e vlonjatëve do të rezultojnë të vërteta.

Konfirmimi

Kryeprokurori i Vlorës, Ramadan Troci, konfirmon ekskluzivisht për “Panorama Sport” se kanë mbërritur përgjigjet nga kompanitë ndërkombëtare të basteve. Sipas kreut të organit të akuzës, këto do të jenë provat më të forta që do të vërtetojnë atë që dyshohet se ka ndodhur.

“Për ndeshjen Flamurtari-Teuta, e cila është në hetim, mund t’ju konfirmoj se ka mbërritur informacioni nga kompanitë e basteve nga jashtë vendit. Materiali është duke u përkthyer në Ministrinë e Drejtësisë, pasi është në gjuhë të huaj.

Them se këto fakte që ne kemi, janë të rëndësishme për hetimin dhe ato do të përcaktojnë përfundimisht nëse kemi të bëjmë ose jo me trukim të ndeshjes. Pra, informacioni që ka mbërritur tregon nëse kjo ndeshje është hedhur në baste.

Nuk mund të flasim tani nëse ka qenë apo jo e trukuar, përderisa nuk kemi nisur ende shqyrtimin e informacionit të mbërritur. Ajo që mund të them me siguri është se pas shqyrtimit të këtyre provave, ne do të dalim me qëndrimin zyrtar, tregoi Troci.

Hetimet për këtë ndeshje kanë mbetur të pezulluara deri në mbërritjen e informacionit të UEFA-s. Ndërkohë, menjëherë pas denoncimit të ndeshjes nga drejtuesit e Flamurtarit, Prokuroria ka marrë në pyetje për këtë çështje 4 futbollistë nga të dyja skuadrat, si dhe pjesëtarë të stafit teknik.

Për shkak të hetimit, prokuroria nuk ka bërë të ditur emrat e futbollistëve dhe zyrtarëve të klubit që janë pyetur. Për shkaqe hetimore nuk janë bërë të ditura as deklarimet e tyre.

Next Post

Skandal në Gjermani, hiqen nga tregu çokollatat ‘Mars’ dhe ‘Snickers’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In