Nisma e cila u la ende në shqyrtim për bastet online ka sjellë reagime me akuza nga opozita. Në një intervistë me gazetarët, Meta u është përgjigjur atyre duke i treguar një sekuencë videoje nga ku Rama ishte shprehur se bastet nuk i lejonte feja islame, më konkretisht Kurani.
Një tjetër reagim ka pasur edhe nga deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e cila është shprehur se ka qenë pikërisht kjo nismë arsyeja se përse kjo e fundit është në gjyq me kryeministrin Rama.
Sipas argumentit të Tabakut, lojërat e fatit kanë qenë gjithnjë në interesin personal të kryeministrit të cilën e përdor që dikur i sulmoi e ndërsa sot po bën tentativën për ti rikthyer.
/a.r