• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Basketbollisti që vinte nga stepat”, homazhi për sportistin Alfred Isak

by Java News
13/01/2019 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, me anë të një postimi në Facebook, ka kujtuar basketbollistin Alfred Isak.

Boçi shkruan se  Isak u nda nga jeta në 2 janar, dhe shton se ai ishte një njeri model modestie, shembull i politesës së harruar, i urtë deri në ulërimë, i lartë deri në përkulje, i ndershëm deri në vetëmohim.

POSTIMI I PLOTË

BASKETBOLLISTI QË VINTE NGA STEPAT

(In memoriam të Alfred Isak)

Fred Isak(u) më 2 Janar është shuar!

Lajmi i vonuar më dhëmbi me një krisje të thatë metali kujtimet.

Një kërkim i shpejtë mediatik, ma shtoi pa cak hidhërimin e ikjes së tij.

Kudo heshtje…

Nuk gjeta gjëkundi dy gisht fjalë për basketbollistin emblemë të Elbasanit dhe të Kombëtares.

Asnjë organizëm sportiv nuk kishte publikuar një homazh formal për 59-vjeçarin.

Një njeri model modestie, shembull i politesës së harruar, i urtë deri në ulërimë, i lartë deri në përkulje, i ndershëm deri në vetëmohim.

Basketbollist i lindur, profesionist i vërtetë, Fred Isak ishte simbol frymëzimi për “ne” të ekipit të rinjve të atyre viteve, por dhe për disa breza lojtarësh e tifozësh që e brohoritën vite rresht me shpirt.

Atë datë lajmet për Fifin, Florin, Kejsin, aksidentin X, ndarjen e bujshme Y, kishin rrjedhë lumë.

Ironikisht rastësisht, një ndër “miqtë” bashkëkohës, kundërshtarë të tij në tabelë, ish-qendër i Dinamos, sot në pozicionin e Kryeministrit, po atë ditë shpaloste spotin e emisionit të fundit qesharak. Twitter-i i tij i 2 Janarit dhe në vazhdim, ishte bosh për Fredin.

Kadriu, Domenika apo dikush tjetër janë me shumë të rëndësishëm për të dhe janë imponuar në një formë apo tjetër dhe tek ne. (Ju lutem, e kam revoltë njerëzore, jo politike!)

Ndërsa Bashkia Elbasan, e verbuar nga dritat e fishekzjarreve, mungoi kurorën e luleve dhe ceremoninë e merituar për qytetarin e nderuar, që kontriboi pareshtur për lartësimin e emrit të saj. Të paktën të kishte kryer njoftimin!

Pushteti e politika, por dhe shoqëria jonë e çoroditur, që ka humbur prej kohësh pikat e referencës e vlerat, kryen kështu në bashkëpunim, aktin e fundit të braktisjes së basketbollistit të mirë. Fatkeqësisht njerëzorja midis nesh, pak nga pak ka kaluar në koma.

Por Miqtë nuk e harruan. Falë Bujarit, Vasos, Netit mësova lajmin e trishtë në FCB.

Komentet për të rridhnin dhimbjen e sinqertë. Me meritë e quanin Legjendë. Koli e krahasonte me të madhin Divac, por STANZA e Gimit (ish shok i ngushtë) ishte më e plota në përjetësi. Akoma e kam në vesh tingëllimin bas të komentatorit Shundi, tek artikulonte me epizmin e tij, jo pa adhurim, togëfjalëshin “Vëllezrit Isak” (Fredi dhe Turi).

Basketbollisti 2 metrosh, me sy të xhamtë dhe flokë të kashta, ngjasonte si një pjese stepe e shkëputur nga Rusia e largët.

Nëna e tij ishte ruse.

Ai dhe vëllai krijonin me prezencën e tyre një lloj dritare, nga ku ne më të rinjtë përpiqeshim të kundronim botën e ndaluar, atë revizionisten, të huajën.

Ky romantizëm sovjetik i përshfaqur, ishte dhe pengesa e Fredit për të arritur 5-tëshen e kombëtares, megjithë grumbullimet e herëpashershme.

Bashkë me të vëllanë Turin, Tos Suvarinë, Çim Dobrën, Ferd Hodon, Mond Biçokun, Ben Llakajn, Vasil Meternikën etj, e pak më vonë Arjan Mustën, Ben Xhyrën e Fred Sharrën dhe tranjerin Skënder Qorri, i dhanë jetë Labinotit të viteve ‘80.

Fjalëpak e djersëshumë, Fred Isak ishte, jo thjesht ne rolin qendrës, por dhe qendra referuese e ekipit.

I shpallur disa herë në 10-shen e sportistëve më të mirë të qytetit, ai meritonte një vend më elitar në rang kombëtar, megjithëse lufta e atëhershme e biografive rrëzonte dhe gjigandët si ai. Megjithatë, “rusi” siç e njihnin përtej Elbasanit, pa u dorëzuar asnjëherë, dhuroi spektakël, mjeshtëri sportive, ndeshje e kosha me emocione të paharruara.

Transmetoi vendosmëri, karakter, forcë e mençuri njeriu.

Pas lënies së basketbollit, natyra e ndjeshme e tij, hasi mospërputhjen me rrokullimën e zhurmshme e plot gropa të tregut të depresionuar të lirë shqiptar pas viteve ‘90.

Stoik dhe kundërshtar i plotë i antinjerëzores, Fredi zgjodhi të revoltohet me heshtjen dhe shmangien e tij, me shumë kuptime. U tërhoq në një vetmi të cilën e shijonte si helmin e ëmbël të fatit të tij të hidhur, i cili nuk e coi drejt ndërtimit të familjes.

Dinte të inkurajonte të tjerët, por ndërgjegjshëm nuk e bëri këtë asnjëherë për veten.

 

Dinte dhe dhuronte dritë idesh për të tjetër dhe çuditshëm zgjodhi errësirën për veten e tij.

 

Me dëshirën e madhe për të refuzuar të keqen, Fredi në një farë mënyre refuzoi jetën.

 

Lamtumirë miku im!

 

Ndriçofsh në parajsë!

 

Ajo është krijuar për njerëz si ty!

Next Post
Studentët/ Ministri Lleshaj flet për ngujimin, nuk pengojmë askënd

Studentët/ Ministri Lleshaj flet për ngujimin, nuk pengojmë askënd

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In