• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bashkohemi brenda 2 javësh”, Salianji bën thirrje për tërheqje nga aksioni në Parlament

by Java News
23/01/2024 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aksioni opozitar në Parlament e ka arritur qëllimin, ndaj duhet që të ketë një qasje të re. Këtë kërkon deputeti Ervin Salianji nga kolegët e tij opozitarë. Në një intervistë për A2 CNN, nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, shprehet se tashmë protesta e deputetëve arriti objektivin për të treguar se opozitës po i mohohen të drejtat në parlament. Për këtë arsye, pohon se duhen gjetur forma të reja, ku propozon takimet me qytetarët dhe protestat.

“Mendoj se ne duhet t’i qëndrojmë kërkesave që ne kemi, për komisionet hetimore, bashkëkryesimin e komisionit të reformës zgjedhore dhe për drejtimin e grupit parlamentar. Por ndërkohë duhet të diversifikojmë dhe të gjejmë forma të tjera të komunikimit me publikun dhe për imponimin në shoqëri të ideve tona. E shoh si një aksion që e ka kryer pjesën më të madhe të aksionit të vet. Tani duhet të shpejtojmë, përfshirë takime me njerëzit dhe protesta me ta”.

Diskutimet brenda grupit parlamentar sa i përket strategjive të opozitës, nuk pengojnë rrugën drejt procesit të bashkimit, pohon Salianji. Finalizimi i procesit është i afërt. Salianji pranon se brenda grupit parlamentar ka diskutime rreth aksionit, ku shumë deputetë kanë qëndrime të ndryshme për vijimin apo jo të protestës. Por kjo, thotë ai, nuk po i pengon në rrugën drejt bashkimit, proces që është drejt finalizimit.

“Ka jo vetëm përpjekje por ka diskutime konkrete se cilat janë rrugët, unë besoj se jemi në fund të atij procesi dhe unë do bëj të gjitha përpjekjet e domosdoshme që të arrijmë të kemi një rezultat shume të shkurtër dhe pse jo të mos zgjasë më shumë se dy javë”.

Procesin gjyqësor ndaj Sali Berishës nuk e shikon si një pengesë, por kërkon prej të gjithëve që ta pranojnë realitetin dhe ish-kryeministrin si drejtues të partisë.

“Duam apo nuk duam ne, zoti Berisha është konfirmuar si kryetar i opozitës me votën e qytetarëve. Ajo që të konfirmon apo të shkarkon nga një pozicion i caktuar është vota e demokratëve në këtë rast, por edhe e qytetarëve që janë të faktuar, 6 marsi dhe 14 maji. Ndaj unë e shoh këtë si një diçka që mund të imponohesh nga palët, imponimi bëhet me votë”.

Jashtë procesit të bashkimit të demokratëve duket se do të mbetet Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij. Për Ervin Salianjin, Basha nuk përfaqëson më popullin opozitar, por është pjesë e qeverisë, ndaj kërkon të mos ketë negociata me të.

/f.s

Next Post
Çupi: Diplomacia, një nga kolonat e shtetit. Në Shqipëri nuk është formuar ende si institucion

Ç’mu desh që u ndodha kur ra pika në SPAK?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

April 6, 2026
Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

April 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Prill 2026

April 6, 2026
“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In