• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bashkitë nuk t’i mori media, por koka jote që të ka marrë erë!”/ Rakipi “shpërthen” ndaj Berishës: Partinë e ke copa-copa…

by A R
26/05/2023 08:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha po përpiqet ta justifikojë humbjen e thellë në zgjedhjet lokale, ku arriti të marrë vetëm shtatë bashki, duke deklaruar se zgjedhjet u vodhën dhe manipuluan, por pa nxjerrë prova. Berisha gjithashtu ka shpërthyer në sharje dhe akuza ndaj gazetarëve dhe analistëve, kur ata kanë kërkuar prova për manipulimin e zgjedhjeve. Berisha i ka shpallur gazetarët të blerë, por pa thënë emra dhe pa përmendur studio konkrete.

Ylli Rakipi, drejtues i emisionit “Të Paekspozuarit”, emision ku ka patur disa debate për zgjedhjet lokale dhe janë kërkuar prova nga eksponentët e opozitës, për “vjedhjen masive” që ata pretendojnë, i ka kthyer një përgjigje Berishës në hyrje të emisionit.

“Po mirë mo Doktor i dashur, nuk e kupton që ne kemi gjithë këtë kohë që bërtasim me të gjithë fuqinë, që ditën që Amerika e madhe të shpalli ty non grata, kemi thënë ku i ke provat moj Amerikë e madhe kundër Doktorit?

Pse mo Doktor mbërrin në këtë gjendje? Studiot televizive ta paskan fajin ty? Pse mo Doktor i dashur rrëshket, apo kështu të duhet sot? Çfarë të kanë bërë studiot televizive? Pse nuk del të thuash që Tom Doshi që mund të ketë ndarë para vërtetë, i ka ndarë para filanit, filanit, këtij emisioni, atij emisioni, Edi Rama ka blerë këtë apo atë media?! Asnjëherë nuk e dëgjojmë se kë media konkretisht.

I pari ti shkon te mediat e superblera nga Edi Rama, ngrysesh dhe gdhihesh te këto media, përveç medias tënde sigurisht dhe me vështirësi të madhe vjen te media jonë, këtu, për të folur dhe për të dhënë përgjigje për pyetjet që të bëjmë. Ngrysesh dhe gdhihesh te mediat e blera dhe të stërblera të Edi Ramës, mëngjes, drekë, darkë. Të të akuzojmë ne tani që të kanë paguar ata ty? Doktor, mblidh mendjen se ke marrë shtatë bashki, vetëm shtatë bashki dhe mos ulëri çdo ditë për studiot televizive se nuk t’i kanë marrë ato bashkitë. T’i ka marrë koka jote, që ka marrë erë, bashkë me partinë tënde që është copëtuar, është bërë copa-copa. Kjo është e vërteta!”, tha Rakipi.

/a.r

Next Post
“Veshëm me pushtet Ilir Metën!”/ Bardhi: Këshilltarët që dolën me votat e demokratëve i mori ai…

"Veshëm me pushtet Ilir Metën!"/ Bardhi: Këshilltarët që dolën me votat e demokratëve i mori ai...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherri në Sarandë, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan me armë në ajër

Sherri në Sarandë, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan me armë në ajër

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In