• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkitë e PD-së zbatojnë “urdhrin” e Metës, në Tropojë sulmohet KZAZ, përplasje në Shkodër, ultimatum në Lezhë

by Java News
18/06/2019 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Lezhës i është bashkuar vendimit të Shkodrës dhe Tropojës dy bashkive të tjera që drejtohen nga demokratët, duke kërkuar lirimin e ambienteve të KZAZ-ve pas vendimit të presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve.

Bashkia Lezhë përmes një letre drejtuar KZAZ nr. 13 në këtë bashki i vendos ultimatum duke i kërkuar lirimin vullnetarisht të ambienteve të shkollës ‘Besëlidhja’.

Nëse nuk do largohen deri në orën 16:00 të ditës së sotme, kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj kërcënon se do të ndërhyhet. Gjithashtu ai bën thirrje edhe për heqjen e afishimit të listave të zgjedhësve.

Por paraditen e sotme ishin punonjësit e bashkisë së Tropojës, që drejtohet nga përfaqësuesi i PD-së, Besnik Dushaj që kanë shqyer derën e KZAZ-së nr. 9 duke marrë materialet zgjedhore dhe hedhur në rrugë nën thirrjet ‘Rama ik’. Më pas të gjithë punonjësit e bashkisë kanë lënë zyrat e punës duke shkuar te KZAZ nr. 9 që është vendosur te muzeu i qytetit. Punonjësve që shqyen derën iu bashkuan edhe militantë të PD-së.

Në Tropojë ishte njëjta situatë si në Shkodër, ku policia bashkiake ishte në krah të punonjësve bashkiakë të drejtuar nga i zgjedhuri i PD-së, që kërkonin zbatimin e dekretit të Presidentit duke mos e njohur KQZ-në, ndërsa policia e rendit në mbrojtje të anëtarëve të KZAZ-së.

Nga ana tjetër kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi mbajti një konferencë për mediat ku tha se do të bëjë gjithçka që të mos lejojë që ambjentet që janë në administrim të Bashkisë, siç është Pallati i Sportit, të mos përdoren si KZAZ, pasi siç tha ajo zbaton vetëm dekretin e Presidentit Ilir Meta, që e ka anuluar 30 qershorin si datë zgjedhjesh.

E pyetur nga gazetarët, nëse KZAZ-të do të zhvendosen në një tjetër ambient që nuk është në administrim të Bashkisë, ajo sërish tha se do të bëjë gjithçka që Shkodra të mos kalojë në një proces farsë ligjor, duke deklaruar se këtë “betejë” po e bën për të ruajtur ambientet që janë në administrim të Bashkisë së Shkodrës.

Ademi nxorri veten zbuluar se në fakt se e gjitha është vetëm për të penguar procesin zgjedhor, edhe nëse KZAZ-të do të zhvendosen në ambjente që nuk i takojnë Bashkisë.

Të gjitha bashkitë që drejtohen nga përfaqësues të opozitës jo parlamentare (PD -LSI) kanë kërkuar që të lirohen KZAZ-të pas dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Këto bashki kanë deklaruar se nëse nuk do të lirohen ambientet që janë në menaxhim të bashkisë dhe po përdoren për KZAZ, atëherë do të ndërhyjë policia bashkiake e cila në këto raste po përdoret nga kryetarët e bashkive.

g.kosovari

Next Post
“Mbreteresha Geraldinë” zhvillon kurse për vajzat shtatzëna në prag të lindjes

“Mbreteresha Geraldinë” zhvillon kurse për vajzat shtatzëna në prag të lindjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In