• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bashkimin Evropian nuk e pyet askush!

by A R
23/06/2025 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa lufta po përhapet në Lindjen e Mesme, aktorët kryesorë nuk janë shumë të interesuar për atë që Brukseli ka për të thënë rreth saj. BE po përpiqet të ndërmjetësojë.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian këtë të hënë në Bruksel përballen me një të vërtetë të hidhur: BE-ja mund të përpiqet sa të dojë për të qetësuar situatën me Iranin, por vendimet po merren pa BE-në.

Sa i kufizuar është ndikimi i Evropës, tregohet edhe nga fakti se të premten e kaluar, ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadepful dhe homologët e tij francezë dhe britanikë u takuan me ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghtschi në Gjenevë për të gjetur një zgjidhje rreth programit bërthamor të Iranit.

Por të premten në mbrëmje, presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi se Evropanuk mund të ndihmonte. “Irani nuk dëshiron të flasë me Evropën. Ata duan të flasin me ne”, tha Trump.

Të dielën në mbrëmje, Trumpi urdhëroi bombardimin e tre prej objekteve më të rëndësishme bërthamore të Iranit, dhe shumë nga “partnerët” e Amerikës në BE mësuan për sulmin vetëm pasi bombat kishin rënë në Iran.

As G7 nuk ka asgjë për të thënë
Megjithatë, edhe pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen bëri thirrje për një zgjidhje diplomatike. “Kjo krizë mund të përfundojë vetëm në tryezën e negociatave.”

Ajo përsëri veçoi Iranin, i cili “tani duhet të angazhohet për një zgjidhje diplomatike të besueshme”. Ashtu si presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, von der Leyen bëri thirrje për respektimin e ligjit ndërkombëtar.

Por ky president amerikan me sa duket nuk interesohet shumë për atë që mendojnë vendet e tjera – përveç ndoshta Izraelit – për krizën me Iranin.

Kjo u diskutua intensivisht edhe në samitin e G7 në Kanada, ku ai e diskutoi atë me kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe udhëheqës të tjerë të BE-së. Grupi G7 ra dakord për një deklaratë të përbashkët.

Ata riafirmuan të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje dhe theksuan se Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore.Po ashtu bënë thirrje për një zgjidhje të krizës me Iranin që të çojë në një deeskalim më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Trump u kthye në Uashington pas ditës së parë të samitit të G7, duke përmendur konfliktin midis Izraelit dhe Iranit si arsye, duke nxitur spekulime për një ndërhyrje të shpejtë ushtarake amerikane.

Pavarësisht deklaratës së përbashkët, samiti pa dallime të qarta në qëndrime midis Trump dhe presidentit francez Emmanuel Macron, i cili kishte shtyrë për një zgjidhje diplomatike. Të enjten e kaluar, presidenti amerikan njoftoi një vendim brenda dy javësh – por në fund ai veproi shumë më shpejt.

Raporti i Izraelit me BE

Ndërsa pafuqia e Evropës në uljen e tensioneve të konfliktit është e dukshme, ministrat e jashtëm të BE-së në Bruksel po trajtojnë edhe çështjen e statusit të veçantë të Izraelit në tregtinë me BE.

Duke pasur parasysh pasojat e operacioneve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës, ku civilët po vuajnë, pyetja është nëse marrëveshja duhet të zgjatet.

Marrëveshja e Asociimit ka rregulluar marrëdhëniet midis BE-së dhe Izraelit për një çerek shekulli. Ajo parashikon, ndër të tjera, lehtësimin e doganave dhe tregtisë. BE-ja është partneri më i rëndësishëm tregtar i Izraelit, me një qarkullim vjetor prej më shumë se 42 miliardë euro.

Neni 2 i Marrëveshjes përcakton që të dyja palët duhet të respektojnë të drejtat e njeriut dhe parimet demokratike. Një hetim është nisur me iniciativën e Holandës nëse Izraeli po e respekton këtë detyrim, duke pasur parasysh se ka bllokuar shpërndarjen e ndihmës humanitare për popullin e Gazës për njëmbëdhjetë javë të plota.

Gjermania nuk është në favor të rishikimit të Marrëveshjes, por praktikisht dy të tretat e vendeve të BE-së, përfshirë Irlandën, Spanjën, Luksemburgun dhe Belgjikën, kanë shprehur mbështetje për iniciativën holandeze.

Përsëri, pa konsensus
Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, deklaroi gjithashtu javën e kaluar se masat e Izraelit “shkojnë përtej të drejtës së tij për vetëmbrojtje”. Bllokada e ushqimit dhe ilaçeve për palestinezët në Gaza nuk ofron siguri për Izraelin.

Pyetja është se çfarë përfundimesh do të nxjerrë BE nga rezultatet e këtij shqyrtimi. Pezullimi i të gjithë marrëveshjes do të kërkonte një vendim unanim nga të gjithë anëtarët, dhe kjo nuk do të ndodhë për shkak të kundërshtimit të pritur të Gjermanisë ose Hungarisë.

Kështu, debati mund të reduktohet përsëri në atë që është bërë e qartë disa herë që kur Hamasi sulmoi Izraelin në tetor 2023 – se BE është larg një qëndrimi të unifikuar mbi veprimet e Izraelit në luftën në Gaza.

DW

Next Post
Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO kthen për plotësim hetimesh dosjen e Asllan Dogjanit

Akuzohet për "fshehje e mosdeklarim pasurie", dështon seanca ndaj Dogjanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In