Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj, i ftuar në në News24 deklaroi se kusht për bashkimin ka qenë njohja e lidershipit të Berishës.
“Është e drejta e Berishës të reagojë për ngjarjet që ka shqetësim, por mund të them që kur u hodh propozimi për bashkëpunim ka qenë lajm i mirë.
Ishim që të gjendej një formulë që anashkalonte konflikti n politik, diskursin politik që na ka ndarë. nuk jemi ndarë për teka, ka qenë dhimbje që ka shkaktuar trauma.
Kemi pritur me durim që do të tejkalohet por oferta që u bë ishte të ktheheshim në Statutin e 11 dhjetorit.
Në pikat e propozuara, pika 3 futet sistem pikëzimi, shmangeshin mosdakordësitë.
Nuk përjashtojmë votën e primareve, por sondazhet duheshin që marzhi i gabimit të ishte i vogël
Rama nuk mundet me Statut. I shërben një individi për qëllimet e tij sot ose në gjykatën nesër.
Një debatin me tone shpesh të larta.
Kush është kundër Bashkimit? Sali Berisha është kundër bashkimit. Pika nevralgjike është që ne të pranonim statutin e 11 dhjetorit. Duhet të eliminohet gjuha e urrejtjes”, tha ai.
/a.r