• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bashkimi i Tatimeve me Doganat, ekspertët: Mundësi kundër informalitetit

by A R
28/08/2017 21:07
Drejtoria e Tatimeve

Drejtoria e Tatimeve

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspertët e shohin si një mundësi të mirë për uljen e evazionit dhe burokracive, bashkimin e Drejtorisë së Doganave me atë të Tatimeve. Por bashkimi i këtyre dy institucioneve  pritet të përfundojë vetëm pas një viti pasi kërkohen ndryshime ligjore dhe përshtatje sistemesh.

Ekspertë të njohur të fushës vlerësojnë bashkimin e Tatimeve me Doganat si një hap në uljen e burokracive ndaj biznesve edhe pse implementimi pritet të bëhet vetëm pas një viti.

Eksperti, Selami Xhepa, shprehet se një projekt i tillë ka qenë që në kohën e PD-së dhe realizimi do të ishte një mundësi për më shumë konkurencë.

Xhepa thotë se bashkimi i të dhënave është një mundësi për të luftuar informalitetin.

Xhepa: Argumenti i integrimit të këtyre dy institucioneve në një të vetëm lidhet në gjykimin tim edhe me luftën ndaj informalitetit dhe fakti që të dy trupat do të jenë në një të vetme mundëson kryqëzimin e informacioneve qoftë me importuesit, qoftë për prodhimin e brendshëm, ose e ndjek si të thuash operatorin ekonomik në të gjithë zinxhirin e tij deri në hallkën fundore deri tek shitja me pakicë. Në këtë kuptim do të krijonte më shumë mundësi për të luftuar evazionin fiskal dhe për të krijuar kushtet e një konkurence të ndershme në treg dhe rregulla të barabarta loje për të gjithë.

Agim Binaj thotë se me bashkimin e këtyre institucioneve do të marrë fund zvarritja e bizneseve të cilat do të marrin informacion në mënyrë më të shpejtë.

Binaj: Të gjithë janë përfitues në këtë mes sepse edhe ai që nuk është importues merr nga ky që është importues dhe kuptohet që edhe hallkat shkurtohen, dhe informacioni është më i saktë dhe nuk rrimë jo ka hyrë, jo nuk ka hyrë, por degët e tatim-taksave e marrin direkt informacionin sepse janë një Drejtori, janë një kulm. Nuk ka nevojë tani të sorollatet, të shkojë nga një Drejtori në tjetrën, të zvarritet problemi, zgjidhja e problemit, siç ka shumë raste të kësaj natyre. Ne jemi përplasur me këto.

Sipas njohësve të kësaj fushe, shtete si Sllovenia,Kroacia apo Mali i Zi e kanë të bashkuar sistemin e Tatimeve dhe Doganave dhe Shqipëria duke qenë një vend i vogël do ta kishte  të domosdoshme një gjë të tillë./OraNews

Next Post
Gjykata e Lartë / 5 anëtarëve u përfundon mandati (EMRAT)

Plot 20 mijë dosje stok, Gjykata e Lartë ka mbetur me vetëm 10 magjistratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In