• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkimi rreth Berishës e bën edhe PD-në, edhe opozitën më të vogël

by Mero Baze
30/01/2026 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze 

Ermal Hasimja po përpiqet të krijojë një klimë dialogu mes partive të reja opozitare dhe Partisë Demokratike të Berishës për të bashkuar opozitën. Duke qenë se përpjekja për dialog është e paqortueshme, duhet të jemi të qartë për objektivin e dialogut.

Në traditën e dështuar të 35 viteve të PD-së, objektivi i një dialogu brenda opozitar synon që të bashkojë gjithë zërat opozitarë rreth Berishës. Nëse ky është përsëri objektivi, atëherë rezultati do të jetë më i keq se sa tani. Arsyeja nuk është vetëm fakti se PD-ja e ka provuar këtë gjë për 35 vite radhë në Shqipëri, aq herë sa Berisha dërmon PD-në me përjashtime apo grupe armiqësore.

Problemi është se bashkimi rreth Berishës e bën edhe PD-në, edhe opozitën më të vogël.
Është sikur të mbledhësh një numër me valencë negative me numra të tjerë.

I vetmi vend ku po zhvillohet një proces real dialogu është brenda PD-së. Ervin Salianji ka nisur një proces dialogu me demokratët që është shumë herë më simpatik se sa foltoret e Berishës. Aty së paku nuk shkon asnjë i çmendur. Ata që shkojnë flasin gjëra të vërteta dhe të përjetuara dhe duan të zgjidhin hallin që kanë me Sali Berishën. Pra, PD-ja është e përfshirë në një proces real dialogu, me një natyrshmëri dhe legjitimitet që buron nga pjesëmarrja dhe cilësia e demokratëve që marrin pjesë. Ata nuk janë të licencuar të dialogojnë, por mblidhen në salla të mëdha qytetesh, i mbushin ato dhe flasin gjëra të vërteta.

Ky proces dialogu i vërtetë i PD-së me demokratët ka tërbuar Sali Berishën dhe ata sejmenët pas tij dhe e kanë shpallur Ervin Salianjin “të vetëpërjashtuar”, se ka “shkelur vijat e kuqe”.

Pra, i vetmi proces real dialogu që po ndodh brenda opozitës është ai që po udhëhiqet nga Salianji dhe që po refuzohet nga lidershipi i Berishës.

Tani si mund t’i kërkohet Berishës të dialogojë me njerëz të përjashtuar nga PD-ja, apo parti të tjera, kur ai është duke futur PD-në në një proces të ri ndarjeje dhe përjashtimesh, duke helmuar çdo shpresë të demokratëve për t’u fuqizuar përmes dialogut?

Që të ulesh në tryezë Berishën me Arian Starovën apo Artur Rroshin s’ka nevojë për ndërmjetës. Ata një zile duan për kafe, se pa punë janë dhe nuk i “shqetëson” elektorati për të pirë kafe. Dialogu është i nevojshëm aty ku ka debat real, dhe debat real tani është brenda PD-së, jo mes PD-së e Lapajt apo Shehajt. Lapaj dhe Shehaj kanë partitë e tyre dhe me partitë bëhet marrëveshje, nuk bëhet dialog. Po të intereson i merr në koalicion, po nuk të intereson nuk i merr.

Dialog bëhet brenda familjes kur ke një problem dhe PD-ja është në kulmin e një dialogu të brendshëm, ndërsa Berisha është në kulmin e intolerancës ndaj këtij dialogu, duke shpallur përjashtimin e njeriut që e drejton atë dialog.

Tani “pajtuesit e gjaqeve” le të nisin dialogun me Berishën pse kërkon të përjashtojë nga PD-ja një njeri që po zhvillon dialog brenda PD-së për të mirën e saj. Ky është i vetmi problem që po has dialogu i vërtetë opozitar me Sali Berishën sot në opozitë. Të tjerët nuk kanë nevojë për dialog.

Të zëvendësosh një dialog të vërtetë politik që ka nisur brenda PD-së me një dialog mes partive opozitare është sikur t’i pajtosh një vend që i ka plasur brenda një në luftë civile, me fqinjët e tij paqësorë, vetëm që të duket sikur shkaktari i luftës civile është njeriu i paqes.

Dialogu politik në opozitë është në krizë prej Sali Berishës. Kështu ka qenë për 35 vite. Të “pushkatuarit politikë” prej tij janë shumë herë më tepër se sa është sot Këshilli Kombëtar i PD-së.

Që PD-ja të vijë në pushtet duhet të pajtohet me shoqërinë shqiptare, që është divorcuar me Sali Berishën, jo me dy-tre njerëz të zemëruar vitet e fundit me Sali Berishën. Dhe që opozita të pajtohet me këtë pjesë të madhe të shoqërisë shqiptare dhe të bëhet shumicë në vend, duhet ta provojë një herë pa Sali Berishën.

Me Sali Berishën e ka provuar 35 vjet dhe s’ka funksionuar. Ai ka gjithmonë të njëjtën skemë. Në fillim të përjashton nga PD-ja, pastaj, nëse bën parti, të thërret në rresht për të të gjunjëzuar përsëri pas tij. Kjo nuk ka më kuptim të përsëritet, përveç atyre që janë të mangët nga trutë. Kur opozita ta gjunjëzojë Sali Berishën dhe ta vërë atë në rresht pas saj, atëherë ka kuptim të flasim për dialog mes viktimave të tij, që refuzojnë të votojnë opozitën vetëm për shkak të tij.

Next Post
Tragjedi në metronë e Hamburgut / Një burrë tërheq 18-vjeçaren para shinave të trenit, të dy të vdekur

Tragjedi në metronë e Hamburgut / Një burrë tërheq 18-vjeçaren para shinave të trenit, të dy të vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

UNICEF: Në dy javë 111 fëmijë të vrarë në Liban

UNICEF: Në dy javë 111 fëmijë të vrarë në Liban

March 18, 2026
LIVE! Rritja e çmimeve të karburanteve, Rama në bashkëbisedim me furnizuesit e naftës

LIVE! Rritja e çmimeve të karburanteve, Rama në bashkëbisedim me furnizuesit e naftës

March 18, 2026
Meta reagon nga qelia pas vendimit të GJKKO-së: Drejtësi me regji dhe gjykim me risi

Meta reagon nga qelia pas vendimit të GJKKO-së: Drejtësi me regji dhe gjykim me risi

March 18, 2026
“Mbyllja e Zërit të Amerikës, e paligjshme”. Gjykata: Janë tejkaluat kompetencat, të rikthehen në punë punonjësit

“Mbyllja e Zërit të Amerikës, e paligjshme”. Gjykata: Janë tejkaluat kompetencat, të rikthehen në punë punonjësit

March 18, 2026
“Zoti Kryemadhi”, avokati i Metës bën lapsus, ndërhyn Monika: Jam zonja, o shoku…

“Zoti Kryemadhi”, avokati i Metës bën lapsus, ndërhyn Monika: Jam zonja, o shoku…

March 18, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: ‘Fatwa’ për doktrinën bërthamore? Po presim mendimin e Mojtaba Khameneit

Ministri i Jashtëm i Iranit: ‘Fatwa’ për doktrinën bërthamore? Po presim mendimin e Mojtaba Khameneit

March 18, 2026
VIDEO / Dhënia e tokave në Gjoricë, përplasje mes banorëve dhe përfaqësuesve të Bashkisë

VIDEO / Dhënia e tokave në Gjoricë, përplasje mes banorëve dhe përfaqësuesve të Bashkisë

March 18, 2026
FIFA refuzon kërkesën e Iranit: Ndeshjet do të luhen sipas kalendarit të përcaktuar

FIFA refuzon kërkesën e Iranit: Ndeshjet do të luhen sipas kalendarit të përcaktuar

March 18, 2026
VIDEO / Ministria e Mbrojtjes: ‘SHOTA’, automjeti i parë i blinduar ‘Made in Albania’, simbol i fuqisë dhe inovacionit

VIDEO / Ministria e Mbrojtjes: ‘SHOTA’, automjeti i parë i blinduar ‘Made in Albania’, simbol i fuqisë dhe inovacionit

March 18, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Mars 2026

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In