• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkimi i votave me PS, një përpjekje e PD për të fshehur dështimin kundër Veliaj

by Mero Baze
24/09/2025 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze 

Opozita është kompleksuar pse shtypi e ka paraqitur shkarkimin e Veliajt në Këshillin Bashkiak si “votë unanime”, duke pretenduar se PS iu bashkua betejës së saj. Madje tani kanë shpikur edhe se Veliaj është në burg falë 44 apo 45 protestave të Belindit me Adriana Kalan përballë Bashkisë. 

Asnjëra dhe as tjetra nuk është e vërtetë. 

Erion Veliaj nuk është marrë i pandehur për asnjë nga akuzat e Belindit dhe Kalas para Bashkisë. I vetmi përfitim që mund të kenë pasur nga ato protesta është nëse vërtet kanë marrë ndonjë lek, siç thonë vetë kur zihen me njëri-tjetrin. Përfitim tjetër, as politik dhe as elektoral, nuk kanë pasur. Politikisht, në sondazhe, Erion Veliaj është rritur pas protestave para Bashkisë dhe deri tani është ende i dyti pas Edi Ramës në PS. 

Tani, natyrisht mund të bjerë, pasi nuk është më në politikë, por nuk është nën akuzë për asgjë nga ato që ka thënë grupi i gatshëm i protestave para Bashkisë. Është marrë i pandehur pasi ka dyshime të forta për gardërobën e gruas së tij dhe aktivitetin e saj si financuese e disa aktiviteteve kulturore në Tiranë, veçanërisht atij të Prelocaj. Pas disa ditësh ai po vjen përsëri në Tiranë, dhe thjesht duhet bërë kujdes për këta që firmosin tani. Kaq është deri tani i gjithë “korrupsioni” i Veliajt – një film i montuar nga dy prokurorë dhe disa sponsorë pas tyre. 

Sa për të ardhmen politike të Veliajt, këta të PD herët të vënë bast, përderisa në krye të tyre kanë dikë që ka djegur dy herë Shqipërinë dhe është ende në këmbë. 

Kështu që PD nuk ka pse të kompleksohet që Veliaj nuk është viktimë e tyre. Po e vërteta është që nuk është viktimë e tyre dhe ata nuk mund të sillen si heronj të rremë opozitarë në këtë rast. Se po të ishte e vërtetë, Belindi do të ishte ngritur në karrierë me fillimin e Parlamentit, meqë ka korrur “fitore”, por e kanë zhdukur nën dyshimin se ka “korrur para” pa leje. 

Kështu që PD as ka fituar ndonjë betejë politike me të – është mundur rëndë – as e ka dëmtuar politikisht me ato protesta. Përkundrazi, në atë kohë e kanë forcuar. Vetëm nëse ka dëmtuar ndonjë buxhet socialist për protestat. Për këtë s’kemi ende të dhëna. 

Bashkimi i votave të PD me PS është thjesht një përpjekje e PD për të fshehur dështimin kundër Veliajt. Meqë dështuan ta padisin, meqë nuk ia dolën dot me protestat e sponsorizuara me 20 veta, tani po përpiqen të duken si fitimtarë duke bashkuar votat me PS. 

Për Veliaj dhe fatin e tij ka shumë më tepër merita PS sesa PD. Kështu që votat e PS kundër Veliajt ishin vota të vërteta, ndërsa ato të PD që iu bashkuan PS janë vota false, për të fshehur dështimin e tyre kundër tij. 

Ndaj nuk ka pse t’u vijë keq kur shtypi i trajton si “vota uniteti”, se të tilla janë. PS nuk i duheshin ato vota. I duhej vendimi politik për ta shkarkuar. Atë e mori kryeministri dhe pas asaj, votat e PD nuk i duheshin njeriu. Ashtu siç nuk i duheshin askujt protestat para Bashkisë. 

Fati i Veliajt nuk ka qenë kurrë në dorë të tyre. Fati i tyre ka qenë tre herë rresht në dorë të Veliajt dhe i ka mundur. Kështu që s’ka pse dëshpërohen që i trajtojnë të gjithë si “mbushësa topi” mercenarë. Ashtu janë. Madje më keq: janë vullnetarë që s’i ka kërkuar njeri. Tema 

Next Post
VIDEO/ Dy të vdekur dhe tre të plagosur nga të shtënat në ndërtesën e ICE në SHBA. Autori vendosi mesazh te plumbat

VIDEO/ Dy të vdekur dhe tre të plagosur nga të shtënat në ndërtesën e ICE në SHBA. Autori vendosi mesazh te plumbat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit përplasen edhe me qytetarët, nuk i lënë të kalojnë, gjuajnë me grushte një makinë

Protestuesit përplasen edhe me qytetarët, nuk i lënë të kalojnë, gjuajnë me grushte një makinë

February 10, 2026
Bejko: Berisha e ka partinë të shkërmoqur, e ka futur PD-në në ‘kilometrin e fundit‘

Bejko: Berisha e ka partinë të shkërmoqur, e ka futur PD-në në ‘kilometrin e fundit‘

February 10, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Kilometrat e marshimit të ushtrisë së Sali Berishës!

February 10, 2026
“Do mbahet më 20 shkurt”, Sali Berisha njofton protestën e radhës nga selia blu

“Do mbahet më 20 shkurt”, Sali Berisha njofton protestën e radhës nga selia blu

February 10, 2026
Mundimi i Berishës për të përgatitur Metën si pasardhës 

Duke u përgjëruar në kilometrin e fundit si Stalini i opozitës

February 10, 2026
Deputeti demokrat Bledion Nallbati çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka goditje në kokë

Deputeti demokrat Bledion Nallbati çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka goditje në kokë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

February 10, 2026
Protestuesit rikthehen me molotovë përpara Kuvendit, policia tenton t’i shpërndajë me ujë e gaz lotsjellës

Protestuesit rikthehen me molotovë përpara Kuvendit, policia tenton t’i shpërndajë me ujë e gaz lotsjellës

February 10, 2026
Protesta para Kryeministrisë, ministrja e Brendshme nxjerr videot e policëve të plagosur: Dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet

Protesta para Kryeministrisë, ministrja e Brendshme nxjerr videot e policëve të plagosur: Dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet

February 10, 2026
Gazetari i huaj plagoset gjatë protestës së opozitës para Parlamentit! I vijnë në ndihmë forcat e policisë

Gazetari i huaj plagoset gjatë protestës së opozitës para Parlamentit! I vijnë në ndihmë forcat e policisë

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In